Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se rreth 60 mijë qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit janë nisur për në kryeqytet ku do të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për në orën 19:00.
“Pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve te shumta te protestuesve, te gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetareve pritet te jete madhështore”, thanë burimet.
Numri i qytetarëve të nisur nga 11 qarqe të vendit:
Qarku Shkodër – 9450 qytetarë
Qarku Lezhe – 7300 qytetarë
Qarku Kukës – 3800 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9800 qytetarë
Qarku Elbasan – 8100 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 5600 qytetarë
Qarku Vlorë – 5000 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë
Qarku Korçe – 4700 qytetarë