“Parti e pranueshme për Perëndimin ose të shpallemi ‘non grata'”, Basha mesazh të hapur për demokratët…

Kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë takimit të tij me kryetarët e degëve PD-së ka folur hapur për situatën e krijuar brenda kësaj partie, si dhe marrëdhëniet me SHBA-të.

Ai tha se PD-ja është para dy zgjedhjeve, ose të jetë e pranueshme për SHBA-të apo të shpallet non-grata.

“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngusht me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata.

Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike.


Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu.”- theksoi Basha.

Open

Close