ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Parlamenti i Holandës “dritë të kuqe” për negociatat e Shqipërisë, votë ndryshe për Maqedoninë…

Parlamenti i Holandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë për hapjene e negociatave, ndërsa vendimi për Maqedoninë e Veriut është pozitiv. Mjafton që vetëm një nga 28 vendet anëtare të BE-së të vendos kundër, që negociatat për një vend kandidat të mos hapen.

Parlamenti holandez ka votuar sot katër mocione për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura, duke i bërë kështu thirrje qeverisë holandeze të mos pranojë propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.