Skip to content
30 May, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Parku i Biznesit të Veriut si zonë e lirë ekonomike në hapësirën e ish-uzinës së telave”, Benet Beci prezanton tjetër projekt strategjik

ShkodraWeb 4 weeks ago

Për një ekonomi më të fuqishme të Shkodrës është i domosdoshëm zhvillimi industrial dhe i prodhimit. Gjatë kësaj periudhe kam folur me dhjetëra biznese aktive në Shkodër rreth faktorëve të suksesit, por edhe problematikave që i shqetësojnë e pengojnë zgjerimin e tyre. Kam folur edhe me investitorë të mundshëm privatë brenda e jashtë vendit për të kuptuar se pse Shkodra sot nuk është në hartën e interesit të investitorëve. Unë mendoj se bashkia duhet të ketë një rol të përditshëm pro-aktiv në komunikimin me biznesin dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta. Biznesi është shtyllë e ekonomisë, është ai që hap vende pune dhe rrit ekonominë.

Një nga projektet strategjike që do të mbështes për Shkodrën është edhe themelimi i Business Park North, Parku i Biznesit të Veriut si zonë e lirë ekonomike në hapësirën e ish-uzinës së telave, zonën industriale të qytetit. Kjo hapësirë prej 8,5 hektarësh do të kthehet në një park biznesi të mirëstrukturuar që do të ofrojë të gjitha shërbimet, si në parqet e biznesit në Evropë. Në park do të ofrojmë infrastrukturën moderne, mjedise të përbashkëta, qendrën e trajnimeve dhe hapësira për prodhim, show room, me synim tërheqjen e bizneseve të reja shqiptare apo të huaja në Shkodër si dhe akomodimin e bizneseve ekzistuese që duan të investojnë në hapësira moderne pune. Është një format i përhapur kudo në Evropë, por edhe në rajon dhe funksionon me sukses duke gjeneruar ekonomi dhe krijuar vende pune.

Studimi i fizibilitetit, tashmë i përfunduar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, përcakton se do të jenë rreth 50,000 m2 në funksion të zhvillimit të biznesit , rreth 20 biznese të vendosura në park, një numër prej rreth 1,000 të punësuarish, miliona euro investime brenda parkut dhe të qarkulluara në ekonominë e Shkodrës çdo vit. Bashkia Shkodër do të bashkëpunojë ngushtë me Korporatën dhe investitorë privatë për ta bërë këtë park realitet e për t’i dhënë një dimension tjetër zhvillimit ekonomik në qytetin tonë. /Nga Benet BECI, publikuar në Facebook/

Continue Reading

Previous: NGA FLORIAN BJANKU – Programi i kandidatit Bardh Spahia, përtej sloganeve dhe kozmetikës futuriste elektorale…
Next: “Bashkë…”, Benet Beci: Secili prej nesh me më të mirën që mundet të bëjë, për më të mirën, Shkodrën!

TË FUNDIT

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • Aktualitet

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici

59 mins ago
VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

2 hours ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

4 hours ago

TË FUNDIT

  • “Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • “Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • “O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu

TË FUNDIT

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • Aktualitet

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici

59 mins ago
VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

2 hours ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

4 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.