Kryeministri Giuseppe Conte, nga sa mësohet nga burime të besueshme të qeverisë italiane, mund të firmosë një dekret ditën e neserme, e diel. Teksti në fakt, pritet që të pësojë ndryshime edhe përgjatë këtyre orëve. Mbi tavolinë, mbi të gjitha, është mundësia e kufizimit të lëvizjes në mes Rajoneve, masë që me sa duket ka gjetur mirëkuptimin e të gjithëve. Çeshtja është shtruar për diskutim edhe gjatë takimit me shefat e grupeve parlamentare.
“Duke filluar nga 26 tetori, aktivitetet e sherbimeve të restorimit (mes të cilave bare, pub, restorante, pastiçeri dhe akulloreshitës) pezullohen ditët e diela dhe ato festive; në ditët e tjera lejohen të sherbejnë nga ora 05.00 deri në 18.00.”. Kjo parashikohet në një draft- dekret që po shkon drejt finalizimit dhe që po përpunohet këto orë nga qeveria.
Në draft parashikohet që pas orës 18.00 është i ndaluar konsumimi i ushqimeve dhe pijeve në vende publike dhe të hapur ndaj publikut ndërsa lejohet sherbimi me dërgim në shtëpi në respektim të normave higjeno- sanitare. Lejohet deri në orën 24.00 restorimi me marrje me vete, me ndalimin e konsumimit në vend ose në afërsi.
Masat e reja antiCovid pritet të hyjnë në fuqi me 26 tetor dhe do të zggjasin deri me 24 nëntor, parashikon draft- dekreti. /Marrë dhe përkthyer nga ASNA.it nga ShkodraWeb Media/