
DASHI
Do të keni dëshirë të rrezikoni gjithçka por duhet të keni kujdes të mos nxitoheni sidomos në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të merrni kënaqësi personale .
DEMI
Gjatë ditës së sotme nuk duhet të përjashtoni edhe betejat sidomos në aspektin profesional. Në aspektin afektiv gjithçka do të jetë në favorin tuaj ku përkrahja dhe mundësitë për të realizuar ato çka dëshironi nuk do ju mungojnë.
BINJAKET
Gjatë kësaj periudhe do të vendosni të ndryshoni gjithçka që nuk ju ka pëlqyer. Në ambientin e punës do të kërkoni ndihmën e personave që ju rrethojnë për të zgjidhur një çështje të vështirë. Një këshillë: kini më shumë besim.
GAFORRJA
Duhet të dëgjoni instinktin tuaj. Në ambientin e punës do të përfitoni shumë nga një person i ri që do të njihni. Në dashuri disa problematika mund t’ju pengojnë të shikoni okazionet që do ju prezantohen lidhur me të ardhmen tuaj.
LUANI
Gjatë ditës së sotme personat që ju rrethojnë nuk do ta kuptojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Në ambientin e punës nuk do të keni aspak dëshirë të sforcoheni. Në planin afektiv do të keni mirëkuptimin e partnerit.
VIRGJERESHA
Dikush do të dojë të përfitojë nga sforcimet tuaja në ambientin e punës, kështu që përpiquni ta zbuloni dhe izoloni. Në aspektin afektiv tregohuni mjaft të kujdesshëm me partnerin tuaj.
PESHORJA
Gjatë ditës së sotme do të impenjoheni për të zgjidhur shumë gjëra njëherësh. Në kohë e lirë do të organizoheni me miqtë për të kaluar disa orë të këndshme. Në aspektin afektiv nuk do ju mungojë vëmendja nga partneri juaj.
AKREPI
Gjatë ditës së sotme do të tregoheni mjaft të sinqertë në zgjedhjet tuaja. Në ambientin e punës do të njihni mirë një person duke krijuar një raport të ngrohtë shoqëror. Në dashuri nuk është momenti për të marrë vendime. Kujdes!
SHIGJETARI
Edhe nëse sot do të jeni të angazhuar në punë, si pasojë e impenjimeve tuaja yjet ju këshillojnë ti kushtoni më shumë kohë edhe partnerit për të përmirësuar partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm do të dini të gjeni strategjinë më të mirë për të bërë për vete atë që dëshironi juve.
BRICJAPI
Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht duhet të bëni specializime që do ju hapin rrugën tuaj. Në planin afektiv do të ndjeni nevojën për të ndarë ndjenjat tuaj me dikë që ju intereson prej kohësh.
UJORI
Një raport miqësor mund t’ju kritikojë për një sjellje të pahijshme kundrejt tij. Në ambientin e punës duhet të evitoni së qeni të paduruar pasi me kalimin e kohës gjithçka do të shkojë mirë.
PESHQIT
Pranoni sfidën në ambientin e punës e përpiquni të jepni maksimumin e impenjimit tuaj. Në aspektin afektiv do të keni ulje-ngritje humori. Kujdes!