PARASHIKIMI – 10 arsye pse Vllaznia fiton të dielën ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”…

E diela është një ditë e veçantë për sportdashësit e Partizanit dhe Vllaznisë. Ekipet e tyre do të përballen në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Një sfidë që vitet e fundit nuk luhet vetëm për 3 pikë, por edhe për prestigj.

Partizani e ka të freskët takimin e fundit me shkodranët, teksa u mposht në “Air Albania” 1-0 falë golit të shënuar nga Herald Marku nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ishte pikërisht kjo sfidë që u hoqi nga duart edhe titullin kampion të besuarve të Ilir Dajës.

Vllaznia duket e formatuar mirë teksa prodhon lojë të bukur duke krijuar mjaft raste para portës kundërshtare. Newsport.al ka analizuar shkurtimisht këtë takim duke nxjerrë edhe 10 arsye se pse shkodranët mund të dalin me 3 pikë në ndeshjen e së dielës.

Takimi do të zhvillohet në orën 19:45, dhe portali “newsport” ka dhene dhe pse të besuarit e Brdariç mund të fitojnë ndaj të kuqve.

10 ARSYE PSE VLLAZNIA FITON TË DIELËN NDAJ PARTIZANIT:

– Presioni është në anën e Partizanit duke bërë që shkodranët të futen në fushë pa emocione.

ShkodraWeb Channel

– Do të tentohet fitore e radhës për t’i treguar të kuqve se cila është skuadra e vërtetë pretendente për titullin kampion.

– Kanë në pankinë një trajner si Thomas Brdariç që ka treguar se di t’i dalë mbanë situatave të ndërlikuara.

– Kanë bërë një merkato cilësore me futbollistë që janë rrezik konstant për të besuarit e Dajës.

– Në skuadër është Liridon Latifi që do të ishte luks për çdo ekip të Superiores.

– Presidenti Xhaferi di si ta motivojë skuadrën për ndeshje të tilla duke hapur “thesin”.

– Dëshira për hakmarrje e Partizanit mund të favorizojë lojtarët shkodranë që do të gjejnë shumë
hapësira në mbrojtjen e kuqe.

– Vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Teutën dhe fitorja është obligim për vendin e parë të klasifikimit.

– Ka një sulm mjaft cilësor dhe në duelet një për një mund të bëjnë diferencën me Partizanin.

– Skuadra di të sillet pragmatiste në ndeshje të tilla./newsport/

ShkodraWeb Channel

Open

Close