Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PARALAJMËRIMI/ Njihuni me tre politikanët që do dalin nga skena politike shqiptare…

ShkodraWeb 12 April, 2018
ngjela2018

Nga Spartak NGJELA

Që pas eliminimit të opozitës parlamentare në vitin 1946; Shqipëria është drejtuar nga injoranca.

l.
Enver Hoxha ishte i pari që në vitet 1944-1946, ia arriti të mposhtte përfundimisht intelektalizmin shqiptar.
Që nga viti 1946; intelektuali ka qenë armik i çdo qeverie.
Në fakt, kjo ka qenë substancë e vetë stalinizmit.
Historia u përsërit kur Sali Berisha mposhti intelektualizmin si frymë në Partinë Demokratike në vitin 1992 dhe mori injorancën në drejtim, injorancë kjo me të cilën ai shkatërroi gjithë investimin dhe mundin shqiptar për llogari të Beogradit. Djegie dhe shkatërrim me hordhitë Berisha, kudo; dhe izolim e përbuzje për të gjithë botën akademike shqiptare, ishin vitet 1991-1994.

Kurse, historia e prapambetjes shqiptare ka tre arsye të mëdha:
Antiintelektualizmin, korrupsionon kryeministror dhe shitjen e interesit kombëtar.
Që të tria këto janë të lidhura.
Sot, korrupsioni kryeministror e ka shtënë të gjithë shpresën e sundimit të tij në Moskë dhe në Stamboll. Por, që të dy këta, edhe Moska edhe Stambolli, në 150 vjet, kanë qenë bashkë kundër territoreve shqiptarë dhe kundër gjuhës shqipe. Këtë na ka mësuar historia ne shqiptarëve.
Po sot? Sot le t’i bien këmbës, asgjë nuk i bëjnë dot as Shqipërisë dhe as shtatë apo tetë milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor e që janë të mbrojtur plotësisht nga aleanca shqiptaro-amerikane.

ll.
Ja se si është katandisur sot, në vitin 2018, injoranca e trembur e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë:
Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar.

Rama flet shpesh për Turqinë dhe Rusinë, se mendon që kështu mund të marrë para nga Perëndimi. Është në embargo, dhe nuk ka para as për rrogat dhe po shtrydh popullin me taksa abuzive – njëlloj si Enver Hoxha. Prandaj duhet të ikë nga skena për të krijuar për veten rrëzim të butë.
Pse, një mësues vizatimi do të trembë politikën amerikane në gjeopolitikë?
Ramën sot, nuk e pranon as politika amerikane dhe as politika gjermane. Po socialistët?

Berisha flet për revolta mbarëkombëtare dhe, si strateg për këtë, ka gjetur Lulzim Bashën, i cili ka shkelur ligjin amerikan me ndërhyrje ruse në çështjet amerikane. Kurse amerikanët tallen me të dy, se Berisha nën shtrëngim të frikës mendon se politika amerikane është 2000 km larg, kur këtu në Shqipëri ajo ka FBI-në të shpërndarë kudo.

Kurse rusët, që janë shpresa e Berishës dhe e Ramës, i bien vrangallës në Shqipëri me ca spiunë që nuk kanë para as për kafe.
Por, komedia e injorancës shqiptare vijon…
E pra, e shihni se kush po e drejton sot Shqipërinë? Injoranca e trembur.

lll.
Por, njëlloj si gjatë një shekulli, Shqipëria sot në fakt po lufton sërish me korrupsionin, antiintelektualizmin dhe me shitjen e interesit kombëtar nga korrupsioni i lartë shtetëror.
Që të tre këta aspekte janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe sot shihet se janë vepër direkte e Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Në fakt të tre këta, Berisha, Meta dhe Rama, do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si treshja simbol e korrupsionit, e antiintelektualizmit dhe e përpjekjeve të dështuara të tyre për të destabilizuar Shqipërinë, gjithmonë sipas skemave leniniste të politikës ruse “të grushtit të shtetit”.

Pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, i pari që vijoi rrugën staliniane të mbajtjes së pushtetit politik pa intelektualë është Sali Berisha. Vetëm mediokër dhe të korruptuar mbajti ai pranë vetes gjatë tetë vjetëve të fundit si kryeministër, dhe tani është hedhur i gjithë drejt Rusisë, se, në mes të detit, fija e kashtës atij po i duket si tra.

I dyti është Edi Rama, që, me urrejtje patologjike deri në frikë nga bota akademike dhe me një tufë kalamajsh, ai i hyri edhe vjedhjes, por edhe degradimit drejt metodave otomane të drejtimit të shtetit, si mendim dhe si praktikë.
Ky pafille, nga afria pasionante që tregon me Erdoganin, kuptohet se adhuron sulltanët dhe sulltanatin. Por Reforma në Drejtësi ka tepër gjasë që ta gjejë të arratisur me azil politik në Stamboll.
Por, edhe këtu ka një pyetje për Ramë ziun: Pse, vërtet mendon ky se me Erdoganin dhe me Putinin do ta nxjerrë Shqipërinë nga graviteti amerikan? Kurse Ciceroni, për raste të tilla na ka thënë: asinus asinum fricat – gomari fërkon gomarin.

lV.
Tani që të tre, Berishën, Ramën dhe Metën, i kap Reforma në Drejtësi, në funksion të ligjit antikorruosion. Eliminimi i gjyqtarëve të korruptuar po vijon si proces me emra konkretë, dhe njëherësh dallohet se po spikat edhe dorëheqja e mëtejme e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë.
Kryesore në këtë proces për pastrimin e gjyqësorit, është fakti se gjithçka po drejtohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Prandaj, paanësina dhe rreptësia në luftën anti korrupsion sigurisht që do jetë një vepër historikë për shqiptarët që, më në fund, po i hyjnë ngritjes së institucioneve të dhënies së drejtësisë dhe të vendosjes së moralitetit në qeverisjen shqiptare, sipas reformës së nisur.

Ndërsa këtu, na duhet të theksojmë atë që është më thelbësore: të tre këta, Berisha, Meta dhe Rama do të eliminohen nga skena politike e Shqipërisë, jo nga ndonjë revolucion apo grusht shteti i tipit leninist, por si pasojë e vendosjes së drejtësisë shoqërore dhe moralitetit në qeverisje. Dhe nuk kanë fare shpëtim, se kjo nuk është një shprehje gjuhësore, por është një tendencë historike pa kthim.

 

HUMOR NGA SHKODRAWEB

Post navigation

Previous: SURPRIZA/ Saimir Tahiri njofton sot braktisjen e PS-së në Kuvend (dokumenti)
Next: Opozita bllokon seancën e Kuvendit, Basha kërkon përjashtimin e Ramës nga parlamenti

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.