Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Paralajmërimi i ish-presidentit: Zemërim i akumuluar, do ketë shpërthim masiv

ShkodraWeb 10 April, 2018
nishaniBujarPronat

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e cilëson shpërthim të akumuluar prej vitesh ndaj qeverisë, reagimin e dhunshëm të protestuesve në Rrugën e Kombit. Në një intervistë ish-Presidenti deklaron se përmes arrogancës dhe shantazhit që qeveria po ushtron ndaj qytetarëve, shumë shpejt motoja e çdokujt do të jetë “Më arrestoni dhe mua”.

Ish-kreu i shtetit ka folur edhe për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike ku ka theksuar se dinamika që i duhet të prodhojë sot opozitës në Shqipëri, duhet t’i kalojë disa herë frekuencat e një opozite tjetër në një vend ku demokracia zhvillohet mbi kriteret dhe ligjësitë normale.

Ja çfarë thotë Nishani për mosbindjen civile dhe paralajmërimi për shpërthim masiv 

Protesta e qytetarëve në Rrugën e Kombit është shpërthimi i një zemërimi të akumuluar prej vitesh ndaj një qeverisjeje, që e ka varfëruar në ekstrem popullin, ka ngritur në një kult të pandëshkueshmërisë korrupsionin, ka injoruar dhe fyer dinjitetin dhe personalitetin e qytetarit të thjeshtë.

Këtë zemërim e has në çdo cep dhe qytet të vendit. Shpërthimi i tij masiv do të jetë i paimagjinueshëm sepse përgjegjësitë për rendin social dhe shoqëror kanë krijuar një shkëputje të madhe nga realiteti dhe mendojnë se me anë të frikës dhe shantazhit do mund të ruajnë këtë status quo. Zhvillimet dhe reagimet nga populli po tregojnë se shumë shpejt motoja e qytetarëve të këtij vendi do të jetë “Më arrestoni dhe mua”, se dufi i akumuluar nga hallet dhe mospërfillja as që imagjinohet nga pushtetarët. Këdo që takon sot dhe me këdo që flet për protestën, i konsideron ata qytetarë të arrestuar dhe burgosur si heronjtë e ditës të shqiptarëve.

Po krijohet një frymë popullore që, kush ndeshet fort me pushtetin e korrupsionit dhe hajnisë, kthehet në hero. Për fat të keq, opozitës nuk i ka mbetur asnjë alternativë normale politike. I vidhen votat me para droge, i goditen simpatizantët me mekanizmat e shtetit si Policia, Tatimet dhe mohimit te shërbimeve publike. A ju kujtohet se çfarë thoshte Kryeministri gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet lokale: “… Po votuat kandidatin e opozitës do mbeteni në izolim se nuk do keni investime, projekte dhe buxhet nga qeveria”.

Kjo në fakt ka ndodhur atje ku drejtojnë të zgjedhurit e opozitës. Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë situatë? A e dëgjuat se si e identifikoi Kryeministri popullin e vet nga foltorja e Parlamentit? A ka ndodhur kjo ndonjëherë në ndonjë vend të botës? Kurrë, asnjëherë, nga askush. Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë situatë? Unë mendoj se përgjegjë- sia e saj për ndryshim dhe ndihmuar popullin është tmerrë- sisht e madhe. Ajo të marrë plotësisht këtë përgjegjësi. /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: DETAJE/ Policia zbardh dinamikën e aksidentit me pasojë vdekjen, shoqërohet drejtuesi i makinës
Next: Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, gjendet i vdekur në banesën e tij…

TË FUNDIT

salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
bardh spahia marjana koceku 2026

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

ShkodraWeb 15 June, 2026
rama berisha protesta 2026

OPINION – Evoluimi i protestave nga “Rama në burg, Berisha në burg” tek “Rama, jepe dorëheqjen”…

ShkodraWeb 14 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.