Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Paralajmërimi i analistit të njohur: Fitorja e Finos mund të sjellë përjashtimin e Federatës…

ShkodraWeb 6 February, 2018
nazarkoFinoDuka

Nga Mentor NAZARKO

Nesër, në Durrës votohet për kreun e Federatës së Futbollit, midis Armand Dukës dhe Bashkim Finos. Gara ka marrë karakter agonistik, sepse ka rreshtime aktorësh të fuqishëm mbrapa tyre. Ushtritë, si komandantët, po shkëmbejnë topa balte në beteja të vogla dhe të mesme. Qenia në krye të klubeve e kryetarëve të bashkive, për shkak të një legjislacioni që ende nuk ka ndryshuar, e rrit ndikimin e partisë në pushtet nga vjen kandidati Fino.

Por jo vetëm kaq: Federata e Futbollit, futbolli në përgjithësi është një biznes i madh, i ligjshëm dhe i paligjshëm, sepse me të lidhet dhe industria e madhe e basteve, kësisoj egërsia e luftës është e vetëkuptueshme. Në një garë si kjo, pa kurrfarë pretendimi për të dhënë një gjykim shterues për atë se kujt i takon fitorja, mund të thuhen disa përfundime që të ndërlidhur me njëri-tjetrin, mund të çojnë në një përfundim tjetër më përfshirës: politika duhet të ruhet nga involvimi i fuqishëm në menaxhimin e futbollit në vijë të parë.

Kjo nuk do të lejohet nga organizimet e futbollit botëror e europian dhe penalizimet mund të prekin vetë futbollin. Dhe ja përse. Nuk ka asnjë diskutim se federatat sportive janë disa feude ku në përgjithësi është e vështirë të ndërhysh me forcën e ligjit, sepse ato janë organizata kryesisht të vetërregulluara si organizata joqeveritare. Shteti ka rritur shkallën e rregullimit të tyre nëpërmjet amendimit të ligjit për OJQ-të, por prapë gjithçka ngjan e vështirë.

Ato mund të kontrollohen ose prej vetë anëtarëve-klubeve, asambleve të tyre, ose prej organizatave mëmë europiane dhe ndërkombëtare. Për pasojë, kur dikush bëhet president i një federate, është shumë e vështirë ta largosh. Me gjasë, edhe në vende me kulturë të madhe demokratike ndodh e njëjta gjë dhe presidentët e federatave nuk lëvizin për një kohë të gjatë: mjafton të shohësh rastin e presidentëve të FIFA-s dhe UEFA-s, që ishin në krye prej dhjetëra vjetësh dhe vetëm prokuroria, madje politika amerikane, mundi ta atakonte nga jashtë fuqinë e drejtuesve të tyre, të përfshirë madje dhe në lojëra gjeopolitike.

Është vështirë të imagjinosh që të krijohen grupe alternative fuqie që ta konkurrojnë nga brenda presidentin e një federate, nëpërmjet një kandidature tjetër. Kur ky rol çimentohet me fuqi ekonomike, mediatike, me lidhje me forcat politike, atëherë çdo ndërmarrje sfiduese bëhet e pamundur.

VETËM POLITIKA KA KAQ FUQI SA… FUTBOLLI

Përballë fuqive të tilla kaq të mëdha (futbolli për shkak të numrit të klubeve, të të angazhuarve, sukseseve, financimeve nga jashtë, basteve po të doni, është aktori më i fuqishëm sportiv), mund të bëjë punë vetëm një fuqi tjetër e madhe… politika. Pra, nga njëra anë dalja e politikanit Fino si kandidat ngjan si lëvizje e natyrshme përballë frustrimit dhe pafuqisë së kujtdo tjetër që në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme do donte të konkurronte.

Konkurrimi përballë Dukës i një kandidati si Fino, që ka fuqi të madhe, paprekshmëri, etj., artikulimi prej tij i disa të vërtetave, me të cilat furnizohet me siguri prej vetë sistemit, ngjan si zgjidhje e detyruar. Pra, kjo përplasje prodhon debat dhe dobi publike, sepse sheshit dalin probleme të caktuara menaxhimi të federatës, të cilat, me gjasë, nuk do dilnin ndryshe, për shkak të fuqisë së madhe të Dukës për t’i mbuluar ato. Prej kësaj përplasjeje, edhe Duka mbase po fillon të mendojë të jetë më demokratik, më transparent, apo të rrisë fuqinë e strukturave brenda federatave, ligjshmërinë në përgjithësi.

POLITIKA MEGJITHATË DO DUHET TË RRIJË LARG

Mirëpo, pavarësisht se Duka vetë erdhi prej mbështetjes politike 16 vjet më parë, apo pse ai ka flirtuar rregullisht me të dy krahët e politikës, sepse në sisteme si tonat është e pamundur të mos bëhesh… pis me politikë, kjo nuk legjitimon qeverinë të ndërhyjë fuqishëm në favor të kandidatit Fino, që vjen nga Parlamenti dhe është brenda politikës me të dyja këmbët. Edhe sikur Fino madje të jepte dorëheqjen prej Parlamentit, kjo nuk do ndryshonte asgjë.

Unë nuk di se sa fuqishëm po ndërhyn krahu i majtë në favor të tij, por është krejt e qartë se Duka, i cili gjithashtu ka lidhje në krahun e majtë, do ta përdorë fuqishëm në gjirin e federatave mëma në favor të tij, duke u viktimizuar me argumentin e angazhimit të politikës, apo njerëzve të qeverisë, kundër tij. Është plotësisht e vërtetë se Kryeministri Rama nuk po përfshihet në asnjë mënyrë publikisht, por në rast humbjeje, Duka do të ankohet dhe me gjasë është ankuar që tani, duke kërkuar monitorim të madh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve nga ana e federatave mëmë, ku ai ka miqtë e vet dhe ku ka dhënë e marrë favore të llojeve të ndryshme në 16 vjet rresht. Ndërvarësia e federatave në organizime sportive është e qartë dhe Duka nuk është vetëm Duka.

DUKA PO SFIDOHET NË MOMENTIN E SUKSESIT MË TË MADH TË TIJ

Ka dhe një aspekt tjetër, që e bën megjithatë të diskutueshme daljen e një rivali si ky kundër Dukës. Kjo dalje kundër presidentit aktual po ndodh kur Federata nën drejtimin e Dukës ka arritur suksesin më të madh në historinë e futbollit shqiptar dhe ky sukses ka me siguri meritat e tij si menaxher i shkëlqyer. Me siguri, ka boll mëkate, por ka shumë merita dhe nëse do dëgjoje De Biasin, i cili nën dhëmbë ankohej pse nuk merrte rrogë më të madhe, do mësoje se Duka përgjithësisht nuk ka ndërhyrë kurrë në formacion, etj..

Nën udhëheqjen e Dukës, në mënyrë graduale Federata jonë po merr një lloj forme moderne dhe ky brez futbollistësh po vjel frytet e sukseseve individuale, të cilat nuk kanë mundur t’i marrin paraardhësit. Pra, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka qenë gjithmonë në rritje të fuqisë së vet edhe për shkak të menaxhimit të Federatës. Ndaj, kujdesi është i detyrueshëm: nëse prej këtij angazhimi synohet të ridimensionohet fuqia e një personazhi si Duka, që pikërisht për shkak të suksesit të Kombëtares e ka rritur këtë fuqi dhe paprekshmëri, ne dhe mund ta vlerësojmë sakrifikimin e Finos.

Por nëse me afrimin e garës politika bëhet gjithmonë e më e dukshme në mbështetje të tij, madje dhe me një rezultat pro tij, nuk ka asnjë dyshim se në mbështetje të Dukës do dalin fuqishëm federatat kontinentale dhe globale, të cilat nuk do ta legjitimonin fitoren e rivalit të tij. Kush mendon se presidenti i një federate futbolli rrëzohet vetëm me angazhim fuqish të brendshme, gabon.

Dhe në një skenar si ky, kostot do t’i marrë në kurriz pikërisht qeveria, pikërisht Rama, i cili prej sukseseve të kësaj federate, ka marrë dhe përfitime elektorale. Mund të ketë përjashtime nga aktivitetet europiane dhe ndërkombëtare, etj., madje dhe sikur në krah të Finos të mos kishte kurrfarë mbështetje nga njerëz të politikës. Pra, kujdes, se loja me futbollin nuk është si loja e futbollit. /konica.al/

Post navigation

Previous: Unë e kuptoj varfërinë, por si nuk pashë një film shqiptar për varfërinë
Next: VIDEO/ ALUIZNI si Zyrë Pune, drejtori Lame njofton 200 vende të lira: Punë ka, ejani profesionistë!

TË FUNDIT

vllaznia malisheva 2026

VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër

ShkodraWeb 9 July, 2026
infantino ceferin 2026

“E pajustifikueshme, u shkel vija e kuqe”, ndizet Botërori, UEFA sulmon FIFA-n për anulimin e kartonit të kuq

ShkodraWeb 6 July, 2026
Komiteti-Ekzekutiv-23-Qershor-2026-fshf

ZYRTARE – FSHF ndryshon formatin e Abissnet Superiore, ja si do të shpallet ekipi kampion këtë sezon…

ShkodraWeb 23 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.