Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike

ShkodraWeb 14 May, 2026
kristian shkreli rruge mjede 2023

Kristjan Shkreli akuzohet për “krim elektoral” sepse i lidhi kabllin e energjisë banorëve të lënë në errësirë prej vitesh; ndërkohë që SPAK nuk hetoi se kush i vodhi fondet e asaj linje. Rasti qesharak u “zbulua” dy ditë pasi Edi Rama e akuzoi publikisht kryebashkiakun. Sipas kësaj logjike, kryeministri, ministrat dhe gjithë qeveritarët që japin bonuse, asfalt rrugësh e qese ushqimesh në fushatë duhet të ishin në burg.

Më 12 maj 2026, në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, të akuzuar nga SPAK se gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2023 ka ndërhyrë për instalimin e kabullit të energjisë në lagjen e një fshati të kësaj bashkie.

Këtë ndërhyrje në shërbim të komunitetit, SPAK e konsideron favor për të siguruar vota nga banorët që u çoi kabullin e energjisë, por që faktikisht është detyrë e shtetit dhe këtë ka kërkuar e ka siguruar kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli.

Ai nuk e ka bërë fshehurazi, por hapur duke u çuar energjinë elektrike banorëve të lënë në errësirë, ndërsa SPAK ka kërkuar krim elektoral dhe e ka çuar për gjykim, në vend që të hetojë dhe të marrë të pandehur ata që i kanë vjedhur fondet e asaj linje elektrike dhe nuk e kanë ndërtuar.

Drejtësia e re, që u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, po godet një drejtues bashkie që premtoi dhe u çoi energjinë disa familjeve, me akuzë penale, me të cilën SPAK, mjerisht, po turpëron veten duke u bërë qesharak.

Sipas logjikës së prokurorit të çështjes dhe drejtuesit të SPAK-ut që ka miratuar këtë procedim penal, duhen marrë të pandehur edhe kryeministri Edi Rama, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtorët që gjatë fushatës elektorale u kanë dhënë bonuse pensionistëve.

Ata qeveritarë që kanë ndarë tapi legalizimesh e tokash, kanë falur gjoba, fatura energjie, kanë asfaltuar rrugë fshatrash, kanë vendosur kabina e linja elektrike, linja ujësjellësi dhe u kanë çuar qese me ushqime votuesve të varfër, e gjithë kjo quhet joshje për vota dhe i ndalon ligji zgjedhor, por Task Forca e SPAK-ut nuk i trajtoi si krime elektorale.

Për të justifikuar paprekshmërinë e krimeve elektorale të pushtetarëve, madje dhe përfshirjen e banditëve në fushatë e votime, SPAK shpiku si krim electoral për statistikë interesimin e Kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli, te OSHEE, për t’u shtruar një kabull energjie banorëve të një fshati.

Ndoshta ky proces qesharak nuk ka lidhje me ndonjë porosi politike, por nuk është rastësi që SPAK “e zbuloi” këtë krim elektoral dy ditë pasi kryeministri Edi Rama e akuzoi Kristjan Shkrelin për lojë me dy porta gjatë fushatës dhe për pasoja të paparashikueshme ndaj tij. /Pamfleti/

Post navigation

Previous: Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat
Next: DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.