Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PARADOKSI – Bashkia Vorë përuron “Shtegun e Tinka Kurtit” në Kalanë e Prezës, po Shkodra nuk ka vend në kala…?!

ShkodraWeb 27 March, 2026
rita gjeka tinka kurti

Në prag të Ditës Botërore të Teatrit, në Kalanë e Prezës, Bashkia e Vorës organizoi një aktivitet të veçantë, në nderim të Tinka Kurtit, shkodranes së papërsëritshme të skenës dhe ekranit, “Nderi i Kombit”, që i bën nder Shkodrës sa herë deklaron si origjinën e saj, pavarësisht lindjes në Sarajevë.

Ka qenë një publikim në rrjetet sociale i disa fotove nga aktorja Rita Gjeka, e cila natyrisht, bashkë me legjendën tjetër Zyliha Miloti, ishin të vetmet shkodrane që morën pjesë në përurimin e “Shtegut të Tinka Kurti” në Kalanë e Prezës. E në fakt, tingëllon shumë e çuditshme që askush nuk u kujtua në Shkodër për këtë divë të padiskutueshme, sidomos në Ditën Botërore të Teatrit, personifikim i paarritshëm i së cilës, është pikërisht Tinka.

Nëse mund të “falet” harresa e një aktiviteti nga Teatri “Migjeni” pikërisht për Ditën Botërore të Teatrit, vështirë të kapërdihet harresa për Tinka Kurtin, natyrisht edhe për emra të tjerë tashmë në përjetësinë e këtij arti skenik. Nëse ka diçka që na veçon dhe me të cilën krenohemi ndër breza, është pikërisht arti, i ngritur në nivele shumë të larta kombëtare e më gjërë, pikërisht nga emra si ai i Tinka Kurtit.

Diçka të fundit. Mbase mund ti nderojmë postum, mund të ngrejmë buste e vendosim emra rrugësh e institucionesh por detyrimi parësor, edhe njerëzor, është i nderojmë e vlerësojmë sa i kemi mes nesh. Trashëgimia e tyre është e përjetshme por fizikisht, nuk mund ti kemi gjithmonë. Prej shumë vitesh tashmë, familja e Tinka Kurtit janë aktorët, artistët, regjisorët. E të parët, më të preferuarit e saj, janë e duhet të jenë ata shkodranë. Mjafton të shihni këto foto për ta kuptuar nga fytyra e Tinkës.

E në fund, një pyetje naive e retorike: Nëse gjendet vend në Kalanë e Prezës për Tinka Kurtin, kalaja “Rozafa”, më e madhja në Shqipëri, nuk ka një hapësirë për të?! Por fillimisht, dikujt/disave, duhet ti shkojë mendja. E për ironi të fatit, jo pak mendje paguhen me lekët e taksapaguesve shkodranë pikërisht që ti shkojë mendja! /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: VIDEO – Transportonte 6 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 27- vjeçarin…
Next: Flemë më pak, por dita bëhet më e gjatë, të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.