Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

Papa Leoni XIV vizitë të papritur në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan, lidhja me Shkodrën

ShkodraWeb 10 May, 2025
papa leoni gjenacan 1 2025

Për daljen e tij të parë të palajmëruar, Papa Leoni XIV zgjodhi një vend simbolik tejet të dashur për shqiptarët, shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenancan, jashtë Romës, ku ndodhet fugurja e Zojës, ardhur nga Shkodra e pritur pikërisht nga augustinianët, që shërbejnë në atë kishë, në urdhërin e të cilëve bën pjesë edhe Ati i Shenjtë. Papa mbërriti sot pasdite, rreth orës 16.00.

Të gjithë e dinë historinë e ikjes së Zojës nga Shkodra për t’u shpëtuar otomanëve, duke ardhur në Gjenacan, ku augustinianët i kushtuan kishën e ku shtegtojnë çdo vit besimtarë katolikë shqiptarë nga gjithë Italia e nga të gjitha anët e botës. Jo më larg se më 25 maj, të dielën e fundit të muajit, siç është tashmë traditë, shqiptarët do të shkojnë sërish në shtegtim të Zoja për ta kaluar ditën bashkë me të, me meshën në orën 12.30 të kremtuar nga kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta.

papa leoni gjenacan 2 2025
papa leoni gjenacan 3 2025

Kujtojmë se fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë ishte veçanërisht e dashur për paraardhësin me të njëjtin emër të Papës aktual, për Papën Leoni XIII, i cili nuk arriti ta vizitonte kurrë, por që në vitin 1903 e ngriti kishën në dinjitetin e një bazilike minore. Edhe Papë të tjerë kanë shkuar për t’u lutur te Nëna e Këshillit të Mirë: Papa shenjt Gjoni XXIII në vitin 1959 dhe Papa shenjt Gjon Pali II në vitin 1993, para se të nisej për në Shqipëri, ku pikërisht në Shkodër çoi kopjen e fugures së Zojës. Papa Leoni XIV pati shkuar herën e fundit si kardinal, më 25 prill 2024, për të kremtuar festën e “Ardhjes” së Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacan. Në homelinë e tij, kardinali i atëhershëm Prevost shprehu përkushtimin e ndaj Virgjërës, duke u bërë thirrje besimtarëve që të frymëzohen nga Maria për të përhapur paqen dhe pajtimin në botë.

Përshëndetja e njerëzve dhe lutja për Zojën

Sot pasdite, Papa Leoni XIV mbërriti me një makinë Volkswagen, i ulur në sediljen e përparme; u përshëndet nga një turmë brohoritëse me qindra njerëz, që u mblodhën menjëherë në shesh, ose shikonin nga dritaret dhe ballkonet. Pasi hyri në kishë, ku përshëndeti besimtarët, Papa u ndal për t’u lutur, fillimisht para altarit dhe më pas para fugures së Nënës së Këshillit të Mirë. Me të pranishmit, tha lutjen e Gjon Palit II drejtuar Nënës së Këshillit të Mirë.

Në duart e Shën Marisë

Së fundi, pas lutjeve “Falemi Mari” dhe “Të falemi Mbretëreshë”, Papa iu drejtua të pranishmëve në kishë, duke i përshëndetur ata dhe popullin e Gjenacanit të mbledhur jashtë: “Desha shumë të vija këtu në këto ditë të para të shërbesës së re, që më besoi Kisha, për të çuar përpara këtë mision si Pasardhës i Shën Pjetrit”. E duke kujtuar vizitën e bërë pas zgjedhjes së tij si epror i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Augustinit, dhe dëshirën për t’ia “ofruar jetën Kishës”, Leoni XIV theksoi “besimin në Nënën e Këshillit të Mirë”, shoqe udhe e “dritës, urtisë”, me fjalët që shën Maria u tha shërbëtorëve në Dasmën e Kanës, përmendur në Ungjillin sipas Gjonit: “Bëni gjithçka t’ju thotë!”

Më pas, Papa e krejt bashkësia e augustinianëve shkoi në një sallë të brendshme për një takim privat.

Ja lutja e shën Gjon Palit II për Nënën e Këshillit të Mirë, shqiptuar sot nga Papa Leoni XIV:

O Virgjër e Këshillit të Mirë

Ty të lartohet lutja e popullit të krishterë, që gjithmonë të do dhe të nderon.

Sot, ty t’i beson shpresat dhe hidhërimet, dëshirat dhe nevojat,

lotët e shumtë të derdhur dhe etjen për një të ardhme më të mirë.

Ktheje, o Nënë, vështrimin tënd mbi këtë popull,

pranoja ndjetet bujare, shoqëroje në rrugëtimin drejt një ardhmërie në drejtësi, solidaritet dhe paqe.

Ti, o Nënë, që e njeh rrugën e jetës dhe e di mirë ç’dëshiron zemra e njeriut,

nuk i jep atij ideologji të gabuara dhe kalimtare, por personin e Birit tënd Jezus – Rruga, e Vërteta dhe Jeta,

nga i cili rrezatohet misteri i Zotit dhe i njeriut.

O Nëna e Këshillit të Mirë, hapi mendjet dhe zemrat,

siguroja mbarë njerëzimit dhuratën e harmonisë dhe të paqes.

Amen.

495871257_1115727340571274_4661868232328724387_n
496254030_1115727303904611_1711139840808531736_n
495995224_1115727220571286_3034079512991909934_n
495898542_1115727223904619_7940901722196833198_n
ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHIFRAT – Mbi 261 mijë banorë të Qarkut të Shkodrës, kanë të drejtë vote në 405 qendra votimi me 11 maj
Artikull pas: “Informacion për blerje vote…”, Partia Demokratike Shkodër denoncon me emra për zonën e Dajçit…

TË FUNDIT

Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.