
Papa Françesku ndodhet për të dytën ditë në Spitalin Universitar Katolik “Agostino Gemelli” në Romë, ku po trajtohet për një infeksion respirator.
Mediat italiane bëjnë me dije se pas analizave laboratorike që iu nënshtrua dje dhe një sërë testesh të reja sot, gjendja e tij është përmirësuar.
Papa nuk do t’i drejtohet dhe bekojë besimtarët nesër, siç ndodh çdo të diel. Mjekët e tij rekomanduan pushim të plotë, të paktën deri të hënën e ardhshme.
Teksti i fjalës së tij do të dërgohet në media nga shërbimi i shtypit i Vatikanit nesër në mesditë.