
Papa Françesku pritet të dalë nga spitali “Gemelli” i Romës sot (23 mars), thanë mjekët që po e trajtojnë që prej gati një muaji.
88-vjeçari ka qenë në rikuperim nga pneumonia e dyfishtë dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan pas largimit nga spitali.
Ai është parë vetëm një herë nga publiku që nga momenti i shtrimit në spital më 14 shkurt, në një fotografi të publikuar nga Vatikani javën e kaluar, ku ai shihet duke lutur në një kishë spitalore.
Vatikani kishte njoftuar të premten se gjendja e Papës ishte përmirësuar.
Ata konfirmuan se ai nuk përdor më ventilim mekanik për frymëmarrje gjatë natës, por merr oksigjen përmes një tubi të vogël nën hundë. Gjatë ditës, ai po përdor më pak oksigjen.
Papa Françesku prej 12 vitesh qendron në krye të Kishës Katolike. Ai ka vuajtur nga një numër probleme shëndetësore gjatë jetës së tij, përfshirë heqjen e një pjese të mushkërisë kur ishte 21 vjeç, duke e bërë më të prirur ndaj infeksioneve.