Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

Papa Françesku pret në Vatikan Baba Mondi, Ati i Shenjtë “bekon” Shtetin Bektashi në Shqipëri…

ShkodraWeb 17 January, 2025
papa-baba-mondi

Në një takim të mbajtur në selinë e shenjtë në Vatikan, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Mondi, është pritur nga ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Takimi vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e Shtetit Sovran Bektashi, ndërsa shtoi se bektashinjtë, së bashku me myslimanët e tjerë, me të krishterët dhe me të gjithë besimtarët e Shqipërisë mund të shërbejnë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok.

“Përurimi i Tempullit të Bektashinjve në Tiranë, në vitin 2015, ishte një moment veçanërisht i frytshëm afrimi dhe miqësie. Jam i bindur se komuniteti bektashi, së bashku me myslimanët e tjerë, të krishterët dhe gjithë besimtarët e pranishëm në Shqipëri, mund të shërbejë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok, jo vetëm brenda vendit tuaj, por edhe ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Pavarësisht nga sfidat e së tashmes, dialogu ndërfetar ka një rol unik në ndërtimin e një ardhmërie në pajtim, drejtësi dhe paqe, që popujt e botës e, veçanërisht të rinjtë, e dëshirojnë me zjarr”, – tha Papa Françesku.

Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë vuri në dukje marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe komunitetit bektashi, duke nënvizuar rëndësinë e tyre në kohën me luftëra e konflikte.

“Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike, Shqipërisë dhe komunitetit bektashi janë pasuri për të gjithë ne dhe kam besimin se këto lidhje do të forcohen gjithnjë e më shumë, në shërbim të vëllazërimit e të bashkëjetesës paqësore ndërmjet popujve. Në këto kohë të vështira, të gjithë jemi të thirrur ta refuzojmë logjikën e dhunës dhe të mosmarrëveshjes, për të përqafuar atë të takimit, të miqësisë dhe të bashkëpunimit në kërkimin e së mirës së përbashkët. Në fakt, bindjet tona fetare na ndihmojnë t’i përqafojmë më qartë këto vlera themelore, tipike të humanizmit tonë të përbashkët, duke i dhënë mundësi bashkësisë së zërave të ndryshëm të formojnë një këngë fisnike dhe harmonike (Letra Enciklike Fratelli tutti, 283)”, – u shpreh Ati i Shenjtë.

Haxhi Dede Brahimaj i foli Atit të Shenjtë për idenë e shtetit Bektashi në Shqipëri, sipas modelit të Vatikanit, duke marrë bekimin e Papës për bashkësinë e bektashinjve dhe për gjithë popullin shqiptar. I dhuroi edhe shallin tradicional të bektashinjve, të cilin Begoglio e vuri në qafë. Papa Françesku dhe kreu i bektashinjve nënshkruan së bashku Dokumentin e Abu Dabit për vëllazërimin njerëzor, paqen dhe bashkëjetesën në botë, që u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.

Ky takim vjen në kuadër të 95- vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. Ishte shtatori i vitit 2024, kur Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shteti Bektashi ishte një ide konkrete dhe një ide shumë pozitive për Shqipërinë, shqiptarinë, kulturën dhe traditën shqiptare dhe pozicionin tonë në hartën më të madhe të kontinentit dhe botës.

Rama e vlerësoi bektashizmin si një thesar të trashëgimisë sonë kulturore, që rrezikon të zhduket, sepse është një komunitet që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: NGA DRITAN TRIMÇEV – Periudha e re historike e kombit shqiptar…
Artikull pas: “Prefekti dha dorëheqjen nga përplasja me kryebashkiakun”, reagon Pjerin Ndreu: Është sajim i ulët…

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.