Panuçi: Po flinim te goli i parë, por kurrsesi nuk jemi dorëzuar- më vjen keq sepse…

Loading...

Pas ndeshjes së humbur 2 – 0 me Izraelin, trajneri i Kombëtares shqiptare Panuçi foli për Rtsh ku iu përgjigj pyetjeve:

Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit. Pse humbëm?

Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Morëm një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq.

Ku ishin mbrojtësit?

Ishte një top i gjatë, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment.

Çfarë luajmë ndaj Skocisë?

Është e vështirë të fitosh 3-0, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne ndërkohë, jemi jashtë.

Dukeni i dorëzuar?

Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vshtirë.

Shqipëria më e mirë me Lilajn se Bashan?

Nuk më pëlqen që përmendi emra, ka qenë një skuadër e madhe.

Loading...