Skip to content
29 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

“Panuçi ik” në Shkodër dha efekt, po “Rama ik” a do të ketë të njëjtin efekt…?!

ShkodraWeb 4 years ago

“Panuçi ik” shpërtheu natën e kaluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës pasi Kombëtarja e nisi me humbje rrugëtimin drejt fazës finale të “Euro 2020”. Në fakt, nuk ishte fiks “Panuçi ik” por një shprehje në italisht që ushtoi në stadium dhe që zakonisht në përkthimin e filmave në shqip poshtë ekranit shkruhet “vafsh në djall”.

“Loro Boriçi” është një nga impiantet e futbollit shqiptar që në shumicën e rasteve, ka qenë ndjellamirë për ekipet shqiptare. Qoftë klube apo edhe kombëtare. Megjithatë, mbrëmë ishte një “Vaterlo” që nuk paralajmëron asnjë shije të mirë për ecurinë e mëtejshme të kuqezinjëve.

Edhe para ndeshjes, presidenti Duka ka patur dyshime. Krejt “rastësisht” në Shkodër ka qenë spektator një trajner i njohur po italian, Edi Reja. I njohur si teknik jo pa emër, Duka po thuhet se ka hyrë në bisedime për të zëvendësuar Kristian Panuçin, të cilin as thirrjet marroqe  në kryetituj gazetash prestixhore “Kristian, thyeji turqit”, nuk e mobilizuan si duhet.

“Panuçi ik” nga populli futbolldashës erdhi në të njëjtën kohë me “Rama ik” të popullit opozitar. Nuk është çudi, meqë jemi në sferën e sportit, të plasin bastet sportive: Tani që “Panuçi ik” dhe efekt, po “Rama ik” a do të ketë të njëjtin efekt?

Trajneri i Kombëtares kishte një “mandat” të paktën deri në vitin 2020  dhe mori përsipër të çojë Shqipërinë në Europë. Atë të futbollit. Për të arritur suksesin, ai kishte në dispozicion disa ndeshje por në të parën, “u nis në shtëpi”. Edi Rama ka një mandat (edhe pse të kontestuar sot por jë në 2017-ën) deri në vitin 2021. Edhe ai ka premtuar ta çojë Shqipërinë në Europë. Në Europën e Bashkuar që po bëhet gati të nxjerrë jashtë saj Britaninë e Madhe.

Mbi kokën e Panuçit ishte një president, ashtu siç edhe në krye të shtetit kemi një president. Por Duka kishte më shumë pushtet se Meta. Nga ana tjetër, Panuçi nuk kishte “numra në Kuvend” që i ka Edi Rama. “Pushteti” i tij ishte i lidhur direkt me vendimmarrjen e Dukës.

Panuçi mud të kishte një shans me Andorrën modeste, por nuk iu dha nga Duka. Edhe Rama e ka një shans me BE-në, kundërshtar më i rreptë se Andorra por që duhet të presë fundin e qershorit për të mësuar “rezultatin”.

Bastet kanë nisur! Tani që Panuçi iku, a do të ikë edhe Rama? Se kush i bënte më shumë dëm Shqipërisë me qendrimin në pozicionin aktual? Tifozët me patjetër thonë Panuçi…/Shënim i ShkodraWeb/

Continue Reading

LAJM PARA: MINUTA E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuçin pas humbjes me Turqinë në Shkodër, do të zëvendësohet nga…
LAJM PAS: “Punizëm i kulluar, ministra hajdutë…edhe ata që kanë dalë në rrugë …”, avokati komenton kongresin e PS-së…

TË FUNDIT

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • Kryesore

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…

2 days ago
OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • Kryesore

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…

3 days ago
NGA FLUTURA AÇKA – Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi…!
  • Kryesore

NGA FLUTURA AÇKA – Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi…!

4 days ago

TË FUNDIT

  • “Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • “Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • “Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • “Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha”, Spartak Braho “skanon” ish- kryeministrin dhe tregon “planin” që ai ka…
  • BBVIP – “Kam tentu me i marr jetën vetes”, Luizi shokon banorët me sekretet e tij: Kam flirtuar me mamanë e një…

TË FUNDIT

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • Kryesore

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës

3 hours ago
EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…

3 hours ago
“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • Aktualitet

“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik

6 hours ago
“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • Kryesore

“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.