Panik ne Columbia te SHBA, te shtena armesh pa fund, dhjetra te plagosur

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre edhe rëndë nga të shtënat me armë në Columbia, në Karolinën e Jugut. Sipas policisë, e cituar nga transmetuesi lokal Wltx, një ose disa persona hapën zjarr rreth orës 1 të natës në qendër të qytetit, në një vend plot me njerëz. Policia është vënë në ndjekje të autorit por nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me motivin e zjarrit dhe as numri i saktë i të plagosurve.