
Minoreni i arrestuar pas ngjarjes ku u ekzekutua Endri Mustafa, rezulton një njohës i mirë i armëve të zjarrit.
Ergys M, 15 vjeçari i cilësuar si dëshmitari kryesor që çoi në shpalljen e Ibrahim Licit në kërkim, shfaqet në rrjetet sociale me disa pamje teksa qëllon me armë zjarri në zonën e Livadeve i pa shqetësuar nga askush.

Në një tjetër video, ai shfaqet duket drejtuar një automjet në By- Pass- in e Shkodrës, ndërsa nga krahu tjetër i rrugës shihet një person që nget një kalë. E gjithë kjo, aspak normale për një fëmijë 15 vjeçar.
Fotot në fjalë duket se tregojnë situatën e rëndë në Shkodër që nuk kursen as të miturit.




