Mediat kosovare kanë publikuar pamje të reja të arrestimit të zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriç, pasditen e djeshme. Si në gjendje lufte, policë të shumtë të armatosur rrethojnë vendin ku ndodhet Gjuriç dhe e marrin atë me forcë. Zyrtari serb, Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën, kishte hyrë ilegalisht dje në veri të vendit dhe për këtë është arrestuar nga policia kosovare.
Mediat në Kosovë raportojnë se pas arrestimit të Gjuriçit janë dëgjuar krisma armësh, sirena të policisë dhe të ambulancave. Ndërkohë Policia e Kosovës pas arrestimit, e transportoi Gjuriçin të prangosur drejt Prishtinës.