Skip to content
1 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

Paloka flet për statutin e ri të PD, tregon se kush do t’i caktojë deputetët

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Nënkryetari i PD Edi Paloka tha për ABC News se statuti i ri ka zgjidhur shqetësimet që janë ngritur nga debatet që pas zgjedhjeve të fundit. Sipas Palokës, thelbi i problemit ka qënë mënyra e zgjedhjes së deputetëve dhe kritikët kanë kërkuar garanci për këtë çështje. Ai tha se statuti i ri përcakton se kandidaturat e reja për deputetët do votohen nga baza e demokratëve, e më pas do kalojnë në Këshill Kombëtar dhe në Kryesi dhe nuk do jetë më atribut i vetëm kryetarit.

“Në të gjithë këtë proces u morën propozime të vlefshme nga dy platforma shtesë dhe u përfshinë në mënyrë të natyrshme. Në Këshill pati propozime shtesë dhe disa ide edhe aty u pranuan. Që të jemi realistë, si çështja e kryetarit dhe çështja e kandidaturave për deputetë janë trajtuar me shumë seriozitet. Kemi caktuar që edhe anëtarësia do të votojë për kandidatët për deputetë dhe më pas forumet e larta do vendosin, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia. Duhet të jemi koshientë që kjo histori nisi me atë natë që dolën kandidaturat por sot duhet të komportohemi ndryshe. Sot unë besoj se ne e zgjidhëm këtë problem dhe nuk do jetë më kryetari që do i caktojë në mes të natës, por do zgjidhen ndryshe në kolegjalitet”, tha Paloka. Në lidhje me nenet e statutit për kryetarin, Paloka tha se statuti përmban të gjithë garancitë që kryetari të shkarkohet nëse gjysma e Këshillit dhe Kuvendit e kërkon këtë gjë, ndonëse ai është zgjedhur me një anëtar një votë.

“Kishte propozime që nëse kryetari humbet të japë dorëheqje. Tani çështja është çështje morali dhe një akt moral. Pra s’mund të thuash në statutut të dorëhiqet. Mund të thuash shkarkohet dhe kjo është në statut. Pra kush pretendon që kryetari duhet të shkakohet, bind gjysmën e Këshillit Kombëtar dhe shkon në Kuvend Kombëtar dhe e shkarkon. Pra kjo është sanksionuar”, tha Paloka, duke shtuar se asnjë parti popullore europiane nuk ka në statut nen për dorëheqje të kryetarit./panorama/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Opozita bashkohet në Durrës dhe “rrëzon” Dakon, ja vendimi që nuk u miratua dot sot
LAJM PAS: Torturat në burgun e Burrelit, zbulohet letra e Dom Simon Jubanit: Nuk pretendoj të…

TË FUNDIT

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

7 days ago
FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

3 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri
  • Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, ja kur rikthehet Kupa e Shqipërisë…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

4 hours ago
FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • Aktualitet

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.