Shkruan ne Facebook nenkryetari i Kuvendit Edi Paloka: “Rama ka filluar te kete probleme me gjuhet… Pak dite me pare nuk kuptonte italishten e prokuroreve antimafia.
Dje Ramen dhe mediat e kazanit te tij “i ngaterroi” anglishtja e zyrtarit te larte amerikan Hoyt Brian Yee i cili tha qartazi e prere se “…askush nuk mund te jete mbi ligjin, askush nuk mund te kete imunitet mbi ligjin. Mbeshtesim prokuroret dhe gjyqtaret te cilet ndjekin hetimet dhe denimet kudo qe ato shkojne ne nivele te larta…qeveria duhet te japi e para shembull ne luften kunder krimit dhe korrupsionit…”
Sot ambasadori Lu foli ne shqip dhe tha te njejten gje qe nje dite me pare e tha eprori i tij. Po Rama” u ngatrrua” edhe me keq , duke e detyruar ambasaden te publikoj dhe nje here fjalen e ambasadorit me sugjerimin qe ata qe ishin nxituar ta lexonin gabim, ta lexonin dhe nje here, te plote .
Te kete probleme me gjuhet kryeministri yne, apo “gjuha” ka filluar ti hap probleme ?
E dini te gjithe ate fabulen e gomarit qe po e hante ujku dhe thonte : “duhet te jem ne enderr”
Se kush eshte ujku une nuk e di, po per gomarin jam me se i sigurt.”. /ShkodraWeb/