Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pakënaqësitë për listat e kandidatëve për deputetë, nisin reagimet e para nga partitë e opozitës…

ShkodraWeb 12 March, 2025
dashnor sula kryetarja grave pl 2025

Deputeti demokrat Dashnor Sula pretendon se nuk do të jetë në listën e opozitës për kandidat si deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin ai tha se pasi është informuar se nuk do të jetë pjesë e listës, ka kontaktuar Sali Berishën, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Sipas Sulës, ai është hequr nga lista pasi është një mbështetës i SPAK-ut dhe sipas tij, çdo deputet që mendon ndryshe nga Berisha, Vokshi dhe Noka, do të fshihet nga ajo listë.

“Do të themi dhe gjërat e tjera, kaq mjafton sot për sot. Bëhet fjalë mos të jem fare pjesë e listës. Nuk jam negociuar, madje i kam shkruar edhe Berishës mesazh për ta takuar, nuk kam marrë as një përgjigje. Kam dhe gjëra që nuk i them publikisht. Unë di që do fshihen të gjithë ata që nuk mendojnë si Berisha Vokshi dhe Noka. Unë i kam dalë i pari në qarkun e Elbasanit dhe nuk u kam kërkuar asnjë votë.

Derisa të mbyll do i respektoj, moralisht jam i fituar. Nuk kam besimin e liderit Berisha tani s’kam ça bëj unë. Më thanë disa kolegë të PS, pas Saliut ti ke qenë më i egër me ne. Edhe sot isha në byronë e Kuvendit votova kundër atij komisionit Xhafaj. Ky komision është ngritur për të penguar SPAK dhe GJKKO.

Gjënë më të shenjtë kam lirinë, sa të jem gjallë do flas dhe mbroj interesat e shqiptarëve. Lista e Elbasanit do duhen të jenë njerëzit që e meritojnë. Ne rrezikojmë të dalim me 4 mandate në Elbasan, kjo më shqetëson mua”-u shpreh Dash Sula për “Shqipëria Live”.

Ndërkohë, një tjetër eksponent largohet nga Partia e Lirisë. Bëhet fjalë për Esmeralda Demirajn, e cila deri tani ka mbajtur postin e kryetares së Lëvizjes së Gruas në PL.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Demiraj njofton se po ashtu tërhequr nga të gjitha funksionet që mbante në këtë force politike, Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë, anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës si dhe e deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ajo thotë se ka ardhur koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që siç shprehet “më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës”.

“Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme”, shkruan Demiraj.

Post navigation

Previous: EMRAT+FOTO – PS me tre emra nga Diaspora në listat e kandidatëve, mes tyre shkodrani që jeton në Kanada…
Next: LISTA – Miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor, nga Gruemira e Malësisë së Madhe deri në Postribë…

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.