Pak orë para protestës së thirrur nga Berisha, në selinë e PD vjen dorëheqja e parë…

Roja i brendhsëm i selisë së Partisë Demokratike, Pëllumb Matraku, ka dhënë dorëheqjen nga vendi i punës që ka mbajtur për 24 vite.

Ai e ka lajmëruar dorëheqjen në një postim në rrjetet sociale, teksa shprehet se u largua për shkak të asaj që po ndodh në PD, ndërsa u kërkon demokratëve të gjejnë gjuhën e përbashkët.


“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës.

Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”.