
Ndërkohë që Sali Berisha do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur demokratët për të festuar ditëlindjen e kësaj partie.
Në ftesën e shpërndarë me firmën e tij, Basha nënvizon se “Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 Dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”.
Kjo lëvizje e papritur e Bashës, vjen mbase si një kundërpërgjigje e zërave që aludojnë se pas Kuvendit Kombëtar në “Air Albania”, organet e zgjedhura aty do ti drejtohen selisë së PD- së.
Ndërkohë, Ambasada Amerikane ka paralajmëruar shtetasit e saj të shmangin tubimet por edhe lëvizjet në afërsi të stadiumit “Air Albania” ku do të zhvillohet Kuvendi i thirrur me firmat e delegatëve.





