
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën u kërkon votën shqiptarëve në zgjedhjet e11 majit. Rama ftoi shqiptarët të votojnë PS-në më 11 maj dhe jep arsyen pse
“Duhet që në 11 maj shqiptarët të na japin mandatin dhe jo vetëm të na japin mandatin, por t’i japin një mesazh shumë të fortë të gjitha vendeve të BE-së, t’i japin një mesazh shumë të fortë Brukselit, duke votuar masivisht për anëtarësimin BE dhe për pasaportën e BE-së
Piketat kryesore të programit Shqipëria 2030
Piketat kryesore të premtimeve qeveritare të cilat Rama thotë se “nuk janë në hava, por janë kontrolluar dhe kanë marrë aprovimin” janë
-Paga mesatare në 2013 ishte 332 euro, do ta çojmë në të paktën 1 mijë euro
– Paga minimale ishte 157 euro, në 2024 shkoi 400 euro, nga janari 2026 do jetë 500 euro
Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë €
-Pensioni mesatar ishte 86 euro, në 2024 u bë 175 euro, në 2030 do të shkojë në 400 euro
– Paga mesatare e mësuesve ishte 420 euro, sot është 950 euro, në 2030 do shkojë 1250 euro
-Brenda mandatit të katërt duam të mbyllim marrëveshjen me Greqinë për njohjen e pensioneve
-Deri në 2029, Shqipëria do jetë i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon
– Paga mesatare e mësuesve ishte 420 euro, sot është 950 euro, në 2030 do shkojë 1250 euro
Rama thotë se do të ketë një risi gjatë mandatit të katërt, një paqe fiskale të negociuar me biznesin Sipas tij, për tre vite, bizneset do të paguajnë një tatim prej 15% mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë mbi këtë normë, tatimi do të jetë vetëm 5%. Në këmbim, inspektimet dhe kontrollet tatimore do të ndërpriten, duke synuar formalizimin e të ardhurave të padeklaruara.
Rama tha se PS është e vetmja forcë politikë që garanton drejtësinë.