Kur pritej që deri sot në mbrëmje të publikohej vendimi i Komisionit të Disiplinës në lidhje me çështjen e ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, FSHF ka njoftuar pak minuta më parë se do të pritet deri nesër.
Një rast i paprecedentë, në një kohë që të mërkurën Flamurtari luan kundër Laçit. Gjithçka mbetet për t’u parë, ndërkohë që kjo zvarritje lë në ankth vlonjatët.