Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. OSBE ka ngritur shqetësimin se “shtyrja me një orë e votimit nuk ka pasur bazë ligjore, ndërsa ka shkaktuar pështjellim te votuesit”.
Shqetësim i OSBE, i theksuar edhe në raportin final të zgjedhjeve është shitblerja e votës. OSBE/ODIHR evidenton se forcat politike PD dhe LSI kanë denoncuar rastete shitblerjes së votave, por sipas këtij raporti rastet e denoncuara nuk ndryshojnë rezultatin. “Rastet për shitblerjet e votave të paraqitura nga PD dhe LSI, nuk ndryshojnë rezultatin”, thuhet në raportin e OSBE.
OSBE rekomandon zgjidhjen e këtij fenomeni përmes mekanizmave ligjorë. Në raport thuhet se “ditën e zgjedhjeve janë vërejtur parregullsi e mosveprime procedurale”. “Janë vërejtur votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiakë”.
OSBE rekomandon “të ndryshojë ligji për grupet e numërimit të cilat nuk duhet të jenë politike, por trupa të pavarura”. Në raportin e OSBE vlerësohet se marrëveshja politike e 18 majit krijoi sfida për administratën zgjedhore, e cila rezultoi me një aplikim selektiv dhe të papajtueshëm me ligjin.
Një rekomandimet kryesore të OSBE është edhe hartimi i një reforme të re zgjedhore gjithëpërfshirëse. “Të thellohet depolitizimi i administratës publike”, thuhet gjithashtu në raportin e OSBE.