Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ornela Vorpsi më rëndë se teto Polikseni…

ShkodraWeb 13 April, 2018
babaramoVorpsi

Nga Ilir BABARAMO

Të gjithë portalet dhe ekranet e kontrolluara nga Edi Rama u përmbytën nga përroi psiqik I një farë Ornela Vorpsi. Askush nuk e di se me cfarë mjetesh jeton kjo emigrante e kahershme, ndërkohë që propagandistët e kryeministrisë e shitën si një shkrimtare të famshme. Kishim dëgjuar për VKM të gjithëfarsojshme por se mund të dekretohesh shkrimtar, ca më tepër I shquar nga zyra e qeverisë, nuk na kishte shkuar mendja.

Dy gjëra më ngelën në mendje. E para : e sipërmendura rrëfente eksitimin e saj për Edi Ramën të pashuar ende dhe pas 30 vjetësh. Gati të gjithëve ky lajm nuk mund tu bëjë përshtypje sepse në portalet shqiptare kërcënimi i Donald Trump që do bombardojë Sirinë fqinjëron me ngjarjen që në plazh një fanse u turr që të puthte Shpat Kasapin.

E dyta që më ngeli si gozhdë e ngulur në tru nga “rrëfimi” është fjalia: Edi Rama magjepsi me artin e tij Parisin. Unë nuk hyj tek ata që besojnë se Rama ka jetuar si clochard diku në një cep të Rive Gauche dhe as që për të mbajtur frymën shiste vizatime pesë euro copa mes Pont neuf dhe Pont des arts. Por që të thuash “magjepsi Parisin” është më shumë se dozë elefanti, që nuk mund ta shtysh as duke pirë katër shishe verë 500 euroshe. Sepse dhe militantja më e thekur e Rilindjes e di që aktualisht Parisi nuk çuditet jo më të magjepset nga një ekspozitë me veprat më të zgjedhura të Pikasos.

Ajo që është jo vetëm për tu shqetësuar , por dhe për tia dhënë ulërimës nuk është se cfarë ndodhi, por ku ndodhi. Do ishte normale që rrëfimin e saj kjo fatkeqe ta kishte bërë në një divan psikanalisti. Por nuk ndodhi kështu. Rrëfimin e saj ajo e bëri në selinë e qeverisë shqiptare, në ambientet e katit të parë. Fiks poshtë zyrës së kryeministrit , kjo fatkeqe bëri këtë shfaqe para kamerave të thirrura nga zyra e PR të kryeministrisë.

Pak vetë e dinë se gjithë kati I parë i selisë së qeverisë shqiptare është ndarë në dy pjesë. Gjysma është dhënë me PPP një miku të kryeministrit që e ka kthyer në gjelltore, ndërsa gjysma tjetër në një me demek ekspozitë që më shumë si e tillë ngjan me servisin e Çetit në autostradë. Kjo hapësirë shërben si vend spiritizmi si kjo e fundit apo ajo për përkujtimin e Kaso Trebeshinës. Ajo që është tronditëse është fakti se selia e kryeministrisë dhe stafi I tij përdoren si dekor për një delir dhe mitomani të tillë.

PS. Rrëfimi I zonjës në fjalë më kujtoi një dokumëntar të TVSH me teto Poliksenin në Korçë, e cila I tregonte gazetares : ja këtu rrinte Enveri, kjo është tavlla e tij e cigareve, ky filxhan I tij I kafesë. Për të qenë I sinqertë deri në fund, teto Polikseni në asnjë çastë nuk tha se Enveri “magjepsi” Korçën. Prandaj kjo e Ramës që “magjepsi Parisin” ishte një dozë elefanti për opinionin publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Rama vjen në Shkodër, ka kohë të takojë pakicat serbo- malazeze por jo shqiptarët e përmbytur nga hidrocentralet
Artikull pasardhës: FOTO/ Kapen 562 kg drogë, por transportoheshin nga një fuoristradë e hipur mbi karroatrec…

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.