U mbushen mediat qendrore e vendore, portale e faqe interneti me nje fjalim te nje zonje te nderuar me emrin Rigerta Loku. Eshte nje zonje, e cila pasi ka perfunduar universitetin “La Sapienza” ne Rome, ka vendosur te kthehet ne atdhe. Jo thjesht ne atdhe, por ne fshatrat e atdheut. Diku nga Mirdita, per te ndertuar nje jete bazuar ne bisnes fshati. Shkurt, fermere. Pak kush ka mbetur pa komentuar por edhe pa u permalluar nga lotet ne foltoren e Kuvendit. Ne ate vend, ku nga shumica e gojes se njerezve qe kane folur aty, nuk ka dale dioksid karboni, por kuterbim i tmerrshem qe ka ndotur edhe ambjentin e shtepive tona permes ekraneve te televizioreve. Ndoshta vendi dhe transmetimi “live” i dha nje jehone te cuditshme, prej te ciles akoma nuk e kemi marre veten. Sidomos nje “rrefenje” e Rigertes na la me goje hapur. Po tregonte per Kristinen, e cila paska kerkuar uje e rruge! Ne fakt, jane miliona Kristinat, Kristot, Hamdite, Gjeloshet qe kerkojne prej 27 vitesh uje e rruge. Edhe ne zemer te qyteteve tona dhe jo per te vajtur tek nje ferme diku ne nje fshat te Shqiperise. Po pse ore…, po “beeeeeeeeeee” gjithe jeten do te bejme ne shqiptaret?! Po kaq e veshtire eshte te kuptohet se perseri rame pre e nje tragji-komedie te stisur nga politika dhe pikerisht ne hale- sallen me te madhe ne Shqiperi! Ne mes te Shkodres, por edhe ne mes te Tiranes nuk kane uje te gjithe ose e kane me orare, ose me keq, e kane te ndotur e duhet te blejne bidona me uje. Ne mes te Shkodres e te Tiranes kemi “rruge” qe kur bie shi, kalohet vetem me lunder.
Zonja ne fjale, Rigerta kishte (nese nuk gaboj) dy diploma. Ne fakt, te kishte qendruar ne Shqiperi dhe te kishte ndjekur nje rruge qe edhe politika e sugjeron, do te kishte patur edhe me shume diploma e ndoshta sot do te ishte ne ate salle nga krahu tjeter, perballe foltores si deputete. Por ajo zgjodhi rrugen e “La Sapienza”. Ndoshta me sakrifica apo ndoshta se familja ka patur mundesi. Po a e dini sa mijera jane shqiptaret e shkolluar jashte, kane ardhur ne Shqiperi dhe nuk kane gjetur asnje hapesire? As per te hapur nje ferme me dhi (ne kuptimin e bagetise)? A e dini se sa shqiptare qe kane perfunduar studimet ne “La Sapienza”, Bolonja, Parma, Sorbone e madje edhe ne Harvard e Kembrixh qe nuk ushtrojne profesionin per te cilin jane edukuar? A e dini se sot Shqiperia jeton “periudhen e arte” kur ne 90% te rasteve kafene ua sherben nje jurist me tabake ne dore qe mund te kete edhe 2 diploma te tjera? Po pse, ishte e nevojshme qe pikerisht nga foltorja e Kuvendit, Rigerta te na tregonte ne shqiptareve se cila eshte klasa politike qe na udheheq prej 27 vitesh?
Ne fakt miq, Rigerta eshte me fat, shume me fat madje. Nder me fatlumet ne aktualitetin qe jetojme. Pse? Sepse realizoi endrren e saj fillestare te studimit ne nje universitet te mire si “La Sapienza”. Pervec edukimit, fitoi edhe nje eksperience te vlefshme- kulture pune e jetese perendimore. Hodhi bazat per nje familje te shendoshe, te cilen tashme e ka ndertuar. Dhe pas gjithe ketyre, erdhi ne atdhe dhe ndertoi nje bisnes. Nje bisnes nuk ndertohet nga zero, pa para ose pa mbeshtetje. Nuk mjafton thjeshte deshira, thjesht ideja qe mund te kesh. E sot, vajza qe tregoi se eshte “shembull unikal”, realizoi edhe nje kryeenderr tjeter: foli nga foltorja e Kuvendit, me lot ne sy, duke perlotur edhe ata te pashpirte (shumica e tyre) qe kishte perballe. E nga ajo foltore, ajo thjesht na perseriti, na risolli ne vemendje te gjithe ato qe ne i dime e jetojme prej vitesh. Madje, shumica nder ne, edhe pa patur gjysmen e fatit te kerkuar, te gjetur apo te dhuruar qe ka patur Rigerta.
Shume mire, nuk do te isha besdisur fare te shkruaj keto rreshta qe ndoshta nuk i lexon askush. Por nuk mund te rrija pa treguar se nuk mund te merret per shpikje, gjetje dicka qe prekim me dore prej 27 vjetesh dhe e vuajme, po e vuajme, prej po kaq vitesh. Nuk mund te rrija pa demonstruar se nuk mund te behem pjese e nje farse teatrale, te luajtur bukur, por serish teater mbetet. Edhe sot politika na hodhi syve nje pjese te pluhurit qe prodhon prej 27 vitesh. Une per vete, nuk mund ta bluaj qe ta mendojne se i bindem shqiptaret per nje “fillim te ri”. Fundjava iken shpejt dhe vjen e enjta…