“Orari për lokalet të shkurtohet…”, Pëllumb Pipero sugjeron: Të mbyllen shkollat deri në fund të marsit…

Pëllumb Pipero ka rekomanduar që të shtrëngohen masat gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri. Në një prononcim për A2CNN Pipero tha se mirë do të ishte që deri në fund të muajit mars, të mbylleshin shkollat e masme dhe ato 9 vjeçare, ndërsa për baret dhe restorante të shkurtohej orari

Pipero shtoi gjithashtu se mirë do të ishte të përdorej shërbimi delivery, ndërsa në transportin publik, duhet limituar numri i udhëtarëve.


“Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery” Shkollat e arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tone

Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura tha Pipero

Numri i të infektuarve në vend, sa vjen e shtohet. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 17 humbje jete dhe 1153 raste të reja me Covid19

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel