“Ora e barceletave” e të madhit Tonin Harapi në kujtimet e ish- studentit të tij Ymer Bala…

Kompozitori, edukatori e profesori i ndritun, zotni Tonin Harapi, dritë pastë, me të cilin me lidhin shumë kujtime qysh në fëmininë time, kishte nji humor fin, të hollë, karakteristik shkodran.

Kur ishim studente në Akademinë e Arteve të Bukura, pothuejse çdo ditç, zotni Tonini na kallxonte nji barceletç! Sigurisht, edhe na tregojshim ato tonat. E kishim titullue “Ora e barceletave”.

Studentet ishin prej tana krahinave të Shqipnisë por na shkodranët i “shijonim” ma shumë barceletat e zotni Toninit. Nji ditë, në mëngjes, ndërsa zotni Tonini po ngjiste shkallët me shpejtësi, nji grup i madh studentësh ia bllokuem rrugën tuj iu lute me na tregue nji barceletë. Ai qeshi e tha:

-Mire, pra…po ju kallxoj nji të shkurtë sepse jam për ngut!

Barceleta:

Burri i thotë grues në mëngjes:

-Po pse po e ndërron sytjenin moj shpirt…ti a e veshe mbramë atë sytjenin që ta kam ble vetë, kur bane banje para se me ra me fjetë?

Grueja, e cila po vishte nji sytjen tjetër, me lule, i përgjigjet:

-Po, mor burrë…ke të drejtë por sot due me shkue tek dentisti, prandaj.

Shkodranët qeshen të tanë. Kur e përfundoi barceletën zotni Tonini e u nis me shkue, nji student prej Jugut, e ndaloi me fjalët:

-Po pastaj, profesor?!

Ne prap qeshem prej pyetjes së shokut tonë jugor. Zotni Tonini, i ndalun mbi shkalla, buzëqeshi e tha:

-Kaq ishte…nuk ka ma!- dhe filloi të ngjitte shkallët. Prap na shkodranët qeshem në “kor”! Si u fashit gazi, njeni prej nesh tha:

S’e kuptoj…pse i thone sytjena? Ato s’ kanë lidhje me sytë! Mandej…kjo asht fjalë e huej!

Iu hodh nji shkodran tjetër, tuj i folë me ironi:

-Po pse….si me i thanë more proffessore?

-Po ja…pse mos me i thane shqip….cicore ?!, – tha ai studenti shkodran me flokë të zez kaçurrela! /Nga Ymer BALA, publikuar në Facebook/

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!