Shënohet një rënie e ndjeshme e shifrave sa i përket infektimeve të reja me koronavirus në Itali, raporton Ansa. Shkon në 94.067 numri i të prekurve, ku vetëm 24 orët e fundit u testuan pozitiv 880 persona, që është më pak se shifrat e të hënës kur ishin 1.941 raste. Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile janë shtruar 3,792 pacientë në repartet e kujdesit intensiv, 106 më pak se dje. Nga këto, 1,305 janë në Lombardi.
Nga 94.067 pacientë në total, 28.718 janë shtruar në spital me simptoma – 258 më pak se dje dhe 61.557 janë ata që janë në izolim në shtëpi. Ka shkuar në 17,127 numri total i jetëve të humbura nga korona virusi. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 604 raste humbje jete, në krahasim me 636 të hënën.