Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Opozita proteston në Tiranë, kryeministri vazhdon “traditën”- edhe sot do të jetë jashtë Shqipërisë…

ShkodraWeb 4 years ago

Opozita do të sfidojë për herë të tretë përpara zyrës së tij Kryeministrin e vendit Edi Rama, përmes zhvillimit të një proteste popullore. Ndryshe nga herët e tjera, simpatizantët e PD-së dhe forcave të tjera opozitare do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit Rama.

Grabitja spektakolare e ndodhur këtë të martë në Rinas ka shtuar akoma më shumë pakënaqësitë në radhët e opozitës, e cila ka drejtuar gishtin nga Rama, duke e cilësuar si një vjedhje shtetërore. Burime nga Partia Demokratike mohojnë zërat për ngritjen e një çadre të dytë përpara Kryeministrisë, por nuk mohojnë asnjë formë tjetër reagimi, duke sqaruar se opozita do te mbeshtese vullnetin e protestuesve. Njesoj si ne protestat e 16 shkurtit dhe 16 marsit kryeministri nuk do te jete ne Tirane.

Burime të “Panorama” bëjnë me dije se kreu i qeverisë, pas samitit të zhvilluar në Kroaci është nisur për një tjetër vizitë zyrtare dhe nuk do të jetë në Tiranë. Nga ana tjetër, opozita kërkon me çdo kusht largimin e tij dhe krijimin e një qeverie transitore që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orë është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës njësoj si në 16 shkurt.

I gjithë perimetri i godinës është i rrethuar me prozhektorë dhe kamera, ndërkohë që edhe në godinat e tjera do të ketë agjentë të specializuar për të filmuar të gjitha zhvillimet e protestës së sotme.

Policia në shumë raste u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës, duke sjellë edhe irritim më të madh në radhët e tyre dhe tentativa të vazhdueshme për të mësyrë në drejtim të godinave të Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Continue Reading

LAJM PARA: “Cunam prej 200 mijë protestues…”, Berisha bën postimin e rradhës para protestës: Tronditet gjer në palcë Kakistokracia…
LAJM PAS: Ministrja e Arsimit pezullon rektorin dhe i kërkon presidentit Meta ta shkarkojë…

TË FUNDIT

VIDEO – “Mbështetje unanime Zef Hilës”, PD Vau Dejës peticion zyrtar Enlekejd Alibeajt: Është domosdoshmëri për 14 majin
  • Kryesore

VIDEO – “Mbështetje unanime Zef Hilës”, PD Vau Dejës peticion zyrtar Enlekejd Alibeajt: Është domosdoshmëri për 14 majin

18 hours ago
“Askush nuk është mbi ligjin”, Tonin Marina: Të vendosur që Malësia e Madhe të mbetet jashtë hartës së bimëve narkotike
  • Kryesore

“Askush nuk është mbi ligjin”, Tonin Marina: Të vendosur që Malësia e Madhe të mbetet jashtë hartës së bimëve narkotike

19 hours ago
FOTO – Mblidhet Kryesia e PD- së së Rithemelimit në Shkodër, sekretari i PD- së së Alibeaj në krah të Bardh Spahisë
  • Kryesore

FOTO – Mblidhet Kryesia e PD- së së Rithemelimit në Shkodër, sekretari i PD- së së Alibeaj në krah të Bardh Spahisë

2 days ago

TË FUNDIT

  • Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

41 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)

1 hour ago
EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • Aktualitet

EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…

3 hours ago
TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • Argëtim

TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.