Opozita proteston kundër qeverisë, Basha bën lëvizjen e fundit. Ja ku do shfaqet sot

Loading...

Kur na ndajnë disa orë nga protesta që do të organizojë nesër opozita, kryetari i PD-së Lulzim Basha bën lëvizjen e radhës. Siç mësohet nga zyra e shtypit të selisë blu, në orën 18:00 Basha do të takojë qytetare ku do t’ju shpërndajë atyre fletëpalosje për protestën.

Konkretisht Basha ka zgjedhur që ta nis turin e tij të shpërndarjes së fletushkave nga 9 kateshet.

PD dhe aleatët e saj i kanë bërë thirrje edhe sot shqiptarëve t’i bashkohen protestës për të rrëzuar qeverinë “e krimit dhe drogës” siç e quajnë ata.

Nesër në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Që nga dita kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që Xhafaj të dorëhiqet.

Ndërsa ministri reagoi dhe u distancua nga veprimet e vëllait, PD publikoi të tjera prova të forta, një audiopërgjim të vëllait të ministrit me një trafikant. PD deklaroi se biseda e përgjuar ishte berë në kohën kur Xhafaj ishte ministër, duke shtuar se Agron Xhafaj bënte trafik droge nën hundën e vëllait ministër./balkanweb/

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.