Pas qëndrimit të palëkundur të Edi Ramës për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor edhe pas dekretit të Ilir Metës, Partia Demokratike ka mbledhur strukturat më të larta këtë pasdite së të premtes.
Mësohet se rreth orës 18:30 ka nisur mbledhja në selinë blu, ku pritet që të diskutohet për situatën aktuale politike, dhe vijimin e protestave nga opozita jashtëparlamentare.
Në këtë mbledhje është diskutuar për një datë në të cilën do të mbahet protesta e radhës, që do të jetë e nënta në radhë. Sipas informacioneve paraprake, është caktuar data 21 qershor 2019, në orën 20.00.