Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, rreth një muaj më parë kanë kërkuar që kryeprokurorja Arta Marku të shkarkohet nga posti.
Sipas tyre “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.
Ndërkohë mësohet në mbledhjen e sotme të KLP, është shqyrtuar kërkesa e opozitës, por është thënë se kjo nuk është në kompetencat e KPL të përgjigjet për shkresën për shkarkim.
“Nuk është në kopentencat tona, argumentimin do ta bëjë me një shkresë që do t’ia drejtoj opozitës”, u shpreh Kreu i KLP, Gent Ibrahimi.