Kriza duhet zgjidhur sot,per te mos u bere peng i saj neser! Kriza politike ka hyre tani ne momentin me destruktiv te saj. Çdo dite po prodhon ngjarje nga me te rendat,te cilat po hedhin ne toke edhe bullonat me te fundit te shtetit.
Rilindja e kapur per gryke nga interesa te renda kriminale dhe financiare, ka kapur shtetin dhepo zhbën me shpejtesi grimcat e fundit te shtetit te mbetur, thjesht e vetem per te ruajtur pandeshkueshmerine ndaj saj.
Drejtesia e kapur nga rilindja po e zhben edhe ajo shtetin ne menyren me te keqe duke mbrojtur si kamikaxe e vertete pandeshkueshmerine e kryeministrit e qeverise, dhe ne te njejten kohe po godet,shantazhon e denon qytetaret e thjeshte.
Ne nje vend normal,ne nje shtet normal dhe ne nje politike normale mekanizmat e daljes nga kriza mund te jene shume.
Ndersa ne nje Shqiperi te pushtuar nga nje kryeminister e qeveri, pjella dhe sherbyes te antiligjit nga njera ane dhe opozites se vendosur ne menyre te detyruar ne ekstremin tjeter, zgjidhja eshte vetem e vetem nje: zgjedhje te lira e te ndershme sa me pare dhe ku gur themeli per to mbetet 13 tetori.
Kete agoni politike ku lengon Shqiperia shume pak gje e ndan nga vdekja perfundimtare e shtetit dhe e vetvetes. Ndaj edhe aksioni edhe kerkesa,edhe veprimi kane vetem nje emer:zgjedhje me standarte, gjitheperfshirese dhe menjehere.
Shqiptaret i njohin shume mire grabitqaret dhe dhunuesit e ligjit qe kane marre peng qeverisjen e vendit. Opozita ka sot nje vetem nje alternative zgjedhjet e menjehershme.
Cdo mik serioz dhe i pergjegjshem i Shqiperise, qe do te investohej ne funksion te kesaj zgjidhjeje vetem duhet mbeshtetur fort dhe pa asnje paragjykim.
Agonia duhet te marre fund.
Shqiptaret kerkojne ringritjen e shpejte dhe optimiste dhe jo zvarritjen neper germadhat pa sherim qe nje krize shkaterruese le nga pas,te izoluar nga Europa dhe bota,te zhytur ne borxhe dhe rrenim financiar.
Kjo eshte nje kosto e tmerrshme,qe duhet ndalur sot,per te mos u bere peng i saj neser. Ta fillojme nga 13 tetori si guri kilometrik i rruges se re te ringritjes. /Nga Petrit VASILI, nënkryetar i LSI-së/