Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

“Opozita e re” vazhdon formalizimin në Kuvend, dy gra priten të jenë në krye të grupeve parlamentare…

ShkodraWeb 4 years ago

“Opozita e re” me 20 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë ka hedhur hapin e parë për formalizimin e grupeve parlamentare, ndërsa kanë nisur të përfliten edhe krerët që do të drejtojnë grupet. Deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend, në një mbledhje mes tyre këtë të enjte në parlament, kanë rënë dakord që t’i drejtohen me shkresë zyrtare Kuvendit për formalizimin e grupeve, javën e ardhshme. Nga Partia Demokratike, Rudina Hajdari, deputetja që nuk hoqi dorë nga mandati, është diskutuar si emri më i mundshëm për kryesinë e grupit parlamentar.

Nga LSI-ja, Lefter Koka, deputet që gjithashtu doli kundër veprimit të LSI-së për djegie në bllok të mandateve, ka kërkuar që në krye të grupit parlamentar të ri të LSI-së të vihet një grua.

Enver Roshi, kandidat nga listat e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, që pranoi mandatin, ka propozuar emrin e Ediola Brahas për drejtimin e grupit.

Vendimi përfundimtar pritet të merret javën e ardhshme mbi emrat që do të jenë drejtuesit e rinj të grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së. Me opozitën e vjetër që doli jashtë Parlamentit dhe tashmë ka nisur një valë protestash kundër qeverisë, grupi i PD-së drejtohej nga Edmond Spaho, ndërsa LSI-ja nga Petrit Vasili. Nga deputetët që dolën kundër vendimit për djegie mandati, është edhe Myslim Murrizi i PD-së.

Opozita e re në Kuvend ka 20 deputetë, ndërsa në total numri i deputetëve është 99, 79 prej të cilëve janë të mazhorancës. /Burimi:Shqiptarja/

Continue Reading

LAJM PARA: Ish- ministri i brendshëm kundër mazhorancës, Xhafaj: Keqardhje për alibitë false, vetting-u në polici nuk mund të bëhet nga….
LAJM PAS: “Nuk janë pak eurokadrinjtë që…”, Rama ironizon protestën e opozitës: Vijnë vërdallë dhe mblidhen për të kënduar himnin…

TË FUNDIT

VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…
  • Kryesore

VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

8 hours ago
KAS- i i KQZ- së “rrëzon” Berishën, mbetet në fuqi regjistrimi i PD- së së Alibeajt për zgjedhjet e 14 maj 2023…
  • Aktualitet

KAS- i i KQZ- së “rrëzon” Berishën, mbetet në fuqi regjistrimi i PD- së së Alibeajt për zgjedhjet e 14 maj 2023…

11 hours ago
FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

15 hours ago

TË FUNDIT

  • Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

2 hours ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

2 hours ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

4 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.