
Analisti, Ilir Demalia ka ironizuar vendimin e Rudina Hajdarit dhe deputetëve që hynë në Parlament nga listat e PD dhe LSI-së për të krijuar grupe të reja në Kuvend. Demalia me një status në Facebook i ka quajtur këto lëvizje si “Hajdaro demokrakarikatura”.
Ndërkohë që në statusin e tij, gazetari thekson se plurikarikatura shqiptar filloi me një “Hajdar e po e mbyll një Hajdare”.
“Hajdaro demokrakarikatura. Demokrakarikatura dhe plurikarikatura shqiptare filloi me Hajdar e po mbyllet Hajdare”, ironizon Demalia.