
Opozita në Kuvend arriti suksesin e parë. Përmes bllokimit të foltores nga kryetari Lulzim Basha, ia ka dalë të imponojë agjendën e parlamentit. Kryetari Gramoy Ruçi, pas rifillimit të punimeve që u ndërprenë 3 herë, u ka kërkuar ndjesë titullarëve të institucioneve kushtetuese që duhej të raportonin ditën e sotme. Më pas, ai ka kaluar në pikat e tjera të rendit të ditës,duke i dhënë fjalën për diskutim kryetarit të PD-së Lulzim Basha.