E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!
Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania
Dje nga në Auditorin e Rektoratit te Universitetit Luigj Gurakuqi” Shoqata Atdhetare “Dukagjini” zhvilloi një sesion shkencor me teme “100 vjet arsim e kulturë në Dukagjin”. Ishte një sesion i mirëpërgatitur me tematikë të gjerë ku mbajtën dhjetëra kumtesa nga studiues, drejtues dhe mësues veteran të arsimit nder vite. Në shenjë mirënjohje dhe respekti “shumë mësues dhe punonjës të kulturës për kontributin edhe nder vite u vlerësuan me Medaljonin “100 vjer arsim ne Dukagjin”. Aktiviteti u pasqyrua nga të gjitha mediat lokale dhe u përshëndet nga Kryetarja e Bashkisë, Rektori i Universitetit dhe përfaqësues Shoqatës “Martin Ndreshaj” nga Kosova. Të ashtequajturit eter tradhtare françeskan, me suvecionet e Austro-Hungarisë nga hiçi ndezën pishtarin pare të dritës arsimore në ato male të pa nënshtruar nga çizmja e huaj por të mbuluara nga mjegullnajat shekullore errësirë otomane. U fol gjatë, per udhën e vështirë të dritës, madje është shkruar disa numra të gazetës “Dukagjini” rreth kësaj teme, por të gjitha këto studime, shkrime e kujtime do të përmblidhen në një botim të veçantë që do mundësohet falë bujarisë se përhershme të Z. Kolë Çardaku. Angazhimet e mija profesionale nuk më kanë lejuar të jem pjesë aktive e këtij sesioni. Sesioni ishte i nivelit të lartë shkencore, u bë shumë mirë që u dokumentuan shumë fakte dhe u përkujtuan shumë sakrifica, por kthimi i Dukagjinit në kohën e 100 viteve më parë është një kembanë e trishtuar alarmi. Në këtë sesion, këtë kembanë nuk e tundi askush. Dakort se nuk ishte kjo rendi i ditës por “de facto” edhe ne bijtë dhe bijat e atij vendi e kemi pranuar në heshtje degradimin e gjithçkaje sociale, shoqerore dhe kulturore në ato vise të mbetura shkret. Edhe ujqërit në male ndiejnë me dhimbje këtë peshë te rendë vetmie. Mospasja e as një mundësie vendimmarrje nuk është mëkati ynë por i politikës 25 vjeçare.