Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Zjarri në landfild Bushat as i pari e as i fundit, e verteta e administrimit të tij si ndërmarrje…

ShkodraWeb 20 April, 2026
zjarr landfild bushat 2026

Nuk është hera e parë, fatkeqësisht nuk do jetë as e fundit që në venddepozitimin e mbetjeve në Bushat, është shfaqur apo ka rënë zjarr. Ndoshta ky i fundit, i pasdites të së dielës, doli pak jashtë kontrollit, edhe për shkak të erës. Faktin e zjarreve të herëpashershme, e dinë shumë mirë banorët të fshatrave rrotull landfildit por edhe në brendësi të qyteteve Shkodër e Lezhë.

Në jo pak raste, zjarret fshihen me mjeshtëri, duke përzgjedhur me kujdes atë që duhet djegur për të “liruar vënd” për mbetje më të kushtueshme se të tjerat, në kuptimin e minimizimit të tymit. Në raste të tjera, paralajmërohen “goma që digjen” nga njerëz “të papërgjegjshëm”, të cilët çuditësisht, asnjëherë nuk penalizohen as nga policia dhe as nga agjencitë e shumta, edhe të mbrojtjes së mjedisit.

Siç dihet, ka mëse 15 vite që tashmë në këtë landfild, depozitohen mbetje inerte nga më të ndryshmet e sidomos, nga ato teknologjike që janë gati- gati “ar i zi” për paratë që paguhen për ti depozituar. Në këto kushte, të paktën nga viti 2008 kur u regjistrua zyrtarisht në QKB dhe deri më sot, hapësira e depozitimit do të duhej zvogëluar në maksimum. Ndërkohë, edhe pse sasia e mbetjeve që depozitohen, nga viti në vit rritet e do të rritet në vijim, vendi i depozitimit duket se zgjerohet.

Në fakt, sipërfaqja e përgatitur për depozitim, është përcaktuar dhe nuk shtohet por thjesht bëhen “marifete” por duke u kujdesur maksimalisht që zjarri të mos dëmtojë shtresat që duhet të pengojnë kalikimin e solucioneve të dekantimit në tokë. Ndërkohë, banorët të qarqeve Shkodër e Lezhë, shumë herë kanë denoncuar ndotjen e mjedisit pikërisht për shkak të këtij landfildi, madje duke kërkuar edhe të mbyllet.

Për hir të realitetit, pavarësisht bashkive që depozitojnë mbetjet e tyre urbane, kuptohet kundrejt tarifave për ton, Shoqëria Ndërkomunale Bushat Sh.A është 100% në pronësi të Bashkisë Vau Dejës dhe administraohet nga një Këshillit 6 anëtarësh, mandati i të cilëve u mbaron në shtator 2028 ndërsa administrator deri në fillim korrik 2026, është Gjergj Vasija.

Ky zjarr por edhe të tjerët, edhe pse më të vegjël, janë të dëmshëm për shendetin e njerëzve nëse jetojnë në Shkodër apo Lezhë si qark. Ky është një lajm i keq por në kuadër të përgjegjësisë së administrimit, si çdo Sh.A., qoftë edhe shtetërore, ligji përcakton qartë përgjegjësinë e secilit, që nga Asambleja, Këshilli Mbikqyrës dhe Administratori. Kështu ka qenë para 2015- së, edhe pas këtij viti kur u ndryshua ligji për qeverisjen vendore por edhe pas 2023, ku pari ndryshime drastike në qeverisjen lokale. Në sferën e betejës politike apo edhe individuale, secili ka të drejtë të japë një opinion. Por për të folur “me letra”, mjafton të hyni në QKB. Për lehtësi, mund të klikoni edhe linkun për të parë çdo të dhënë deri ditën e sotme. Tregohuni të mençur, mos i besoni askujt, as këtyre reshtave, lexoni dokumentet zyrtare online dhe kuptoni vetë. Kliko KËTU. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: IN MEMORIAM – “Rikard Ljarja, i Miri, i Keqi dhe i Bukuri tek një individ”…
Next: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026…

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.