Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Opinione
  • Sport

OPINION – Vllaznia nuk po luan për vete, as për emrin dhe as për Shkodrën…

ShkodraWeb 3 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Pse u largua në atë mënyrë Mirsad Jonuz? Kjo pyetje vijon të mos marrë një përgjigje e sipas të gjitha gjasave, nuk do ta marrë asnjëherë zyrtarisht. Ajo që e ka tashmë një përgjigje është se Vllaznia e këtyre 4 ndeshjeve të fundit, nuk është Vllaznia e Mirsad Jonuz.

Duket pohim i çuditshëm teksa nuk ka patur asnjë largim apo afrim qoftë në grupin e futbollistëve, ashtu edhe në atë administrativo- sportiv. Sepse Vllaznia me mbrojtjen më të mirë të Superligës, nuk mund të pësojë 12 gola, në katër ndeshja njëra pas tjetrës. Sepse Vllaznia nuk mund t’ia lejojë vetes nga 2 – 0 në 45 minutat e para, në një ndeshje deçizive me kualifikim direkt, të pësojë dy gola duke rrezikuar edhe të tjerë. Sepse një portier, ndryshe nga një futbollist, nuk mund të pësojë gola për mungesë përgatitje fizike.

Ajo që po ndodh tek Vllaznia, nuk është e lehtë të deshifrohet, sidomos kur e sheh nga jashtë. Por kurrsesi mungesa e përgatitjes fizike nuk mund të jetë justifikim për futbollistët në një ndeshje si ajo me Bylis, rezultati i të cilës ndoshta do të shënjojë fatin e Vllaznisë së këtij sezoni.

Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shkodran e shqiptar, Hysen Zmijani, me keqardhjen e kuptueshme deklaron se “sot e ndërrojnë Vllazninë për 100 mijë lekë”. Ndërsa në kohën e tij, ndoshta edhe pak vite më pas, ishte ëndërr të veshje fakelen kuqeblu.

Kolegu i tij, Seri (Hysen Dedja), pranoi për 8 ndeshje të mbetura të drejtojë ekipin e qytetit të tij, Vllazninë ku lujti si futbollist por edhe e drejtoi si trajner drejt titullit kampion.

Ata që kanë qenë të vëmendshëm, në prezantimin e tij të para para medieve, Seri e tha qartë se nuk mendon mbijetesën por ngjitjen lart, pasi ishin në lojë plot 24 pikë. Ky pretendim i tij, bazuar edhe në paraqitjet e ekipit deri në ndërprerjen e Superligës për shkak të pandemisë. Dhe Ser Dedja nuk mund të mos quhet specialist dhe njohës i mirë i futbollit e trajningut. Po atëherë çfarë ndodhi me Vllazninë? Sidomos këto 4 ndeshjet e fundit?

Vllaznia ka humbur e do të humbë, sepse kështu e ka futbolli. Por në shumicën e rasteve, ka dhënë lojë, ose të paktën është përpjekur të japë. Në mos gjithë ekipi, elementë të veçantë të paktën kanë spikatur në fushë me shpirtin e tyre. Edhe më herët arbitrat na kanë penalizuar, siç në pak raste edhe na kanë favorizuar. Por ajo që vihet re pa qenë specialist futbolli, është një frymë e përgjithshme e mungesës së dëshirës, deri në neglizhencë e moskokëçarje në fushën e blertë.

Jo më kot Ser Dedja ka folur për futbollistë që ecin në tapetin e gjelbër dhe nuk vrapojnë. E kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me mungesën e përgatitjes fizike.Aq më shumë, kur me kalimin e javëve me ndeshje, nuk vërehet ndonjë përmirësim. Përkundrazi…në disa raste ka edhe “përtesë” për tu stërvitur, me justifikime bajate…

Personalisht mendoj se jo çdo gjë është ashtu si duket në fushën e blertëe në ambientet e Vllaznisë. Janë shumë faktorë që kanë ndikim, edhe pse në mënyrë jo të dukshme. Një nga këto, edhe dalja në skenë e mundësisë së privatizimit të Vllaznisë, që nuk shkon aspak në favor të situatës aktuale. Dhe mendoj se nuk është thjeshtë çeshtje rrogash, pagesash. Tëgjithë këta futbollistë që janë sot, ishin të gatshëm të luanin për Vllazninë edhe pas 31 majit (kur u skadonte kontrata), pa patur pretendime për rrogën, “sa ta gjykojnë drejtuesit”, janë shprehur edhe publikisht. Duke hedhur sytë në Superligë, Vllaznia është ndër ekipet më të rregullta sa i takon financave.

Pse iku në atë mënyrë Mirsad Jonuz? Nëse do të kishte një përgjigje kjo pyetje, i gjithë rebusi i krijuar, sidomos këto 4 javë, tek Vllaznia do të zgjidhej. Iku apo i krijuan rrethanat që të ikte trajnerit maqedonas?

Një gjë është e sigurtë, sot Vllaznia nuk po luan për vete, as për emrin dhe as për Shkodrën… /Nga Blerti DELIJA/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Vllaznia U17 i “falet” këmbëve të Antonio Delaj, sulmuesi shënon dy gola në portën e Shënkollit…
LAJM PAS: Vllaznia U19 del jashtë garës për titull pas shumë vitesh dominim absolut, sivjet as talente që spikasin…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Refuzoi të largohet nga Vllaznia, Aralica çudit shkodranët me një ndërhyrje kirurgjikale…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Refuzoi të largohet nga Vllaznia, Aralica çudit shkodranët me një ndërhyrje kirurgjikale…

17 hours ago
“Asgjë nuk ka mbaruar…”, ndeshja me Bylis për Kupën, Josa: Jemi të kualifikuar? Nuk duhet të mendojmë kështu
  • Aktualitet

“Asgjë nuk ka mbaruar…”, ndeshja me Bylis për Kupën, Josa: Jemi të kualifikuar? Nuk duhet të mendojmë kështu

18 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

22 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…

TË FUNDIT

EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • Aktualitet

EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…

23 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit

2 hours ago
EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.