OPINION – Vajzat po na rriten me sytë nga brekët, djemtë me hundën e çarë për një trefletëshe…

Nga Edmond ARIZAJ

O gdhËnj! O pyka! Investoni urgjent për arsimin dhe në arsim. Investoni njerëz, para, kohë, mund e djersë. Nuk e shihni ç’ po rritet vit pas viti? Nuk e shihni se për 25 vjet, të paarsimuarit janë bërë shumicë, madje edhe drejtues.

Nuk e shihni që ata të ditur e të lexuar nuk janë më këtu. Nuk e shihni se injoranca po pushton edhe vendet ku dikur përçmohej dhe tallej e ku s’ kish guxim të afrohej. Nuk e shihni se vajzat po rriten me sytë nga brekët e jo nga librat, ndërsa djemtë me hundën të çarë për një trefletëshe.

Celulari është bërë si një zgjatim i dorës, si një dorë e tretë.

Dikur dora e tretë ishin romanet, tregimet, novelat e poezitë. Librat “jashtëshkollore” që mbushnin “boshllëqet”. Por truri nuk mbetej bosh.Investoni në arsim, sepse po e çoni këtë popull drejt injorancës kolektive, po e ktheni 300 vjet prapa, ku më i lexuari i fshatit ishte prifti apo hoxha.

Investoni pëer mësues, pedagogë e edukatorë me dinjitet, integritet e dashuri.

ShkodraWeb Channel

Investoni për shkolla në gjithë Shqipërinë se janë hauret e bagëtive më të fisme.

Investoni për studime profesionale e kërkime shkencore. Investoni për rritjen e konkurrencëes mes femijëve. Investoni për mbrojtjen e tyre…

Mos harroni: Dikur ka pasur ca njerëz ky vend që kanë dhënë jetën që fëmijët e të rinjtë shqiptare të arsimoheshin. Nga ju s’po kërkohet kaq shumë, thjesht pak dëshirë.

Arsimi duhet të jetë reforma mbi reformat, e vetmja, e thellë e përditshme e pandalshme.

ShkodraWeb Channel