Skip to content
9 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Ura mbi lumin Buna mbeti 3D, duhej të afronte më shumë Velipojën me Ulqinin…

ShkodraWeb 17 June, 2025
ura velipoje ulqin 1

Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Vepra me vlerë 20 milion euro duhet të kishte përfunduar verën e kaluar. Por verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti ndodhet në fazën përgatitore. Nëse ndërtimi fillon brenda këtij viti, përfundimi më i hershëm i urës mbi Bunë do të ishte në vitin 2027.

Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë 20 milionë euro për një urë mbi lumin Buna që do t’i lidhë brigjet e dy qendrave bregdetare, Ulqinit dhe Velipojës.

Për herë të parë idea u bë publike qershorin e vitit 2022 gjatë një takimi të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Asokohe, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna.

Pak muaj më vonë, projekti u konkretizua në një Marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë.

Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me bashkëfinancim.

Fakt

Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka hyrë në fuqi, projekti për urën mbi Bunë nuk ka nisur zbatimin konkret në terren. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se tashmë ka nisur puna për hartimin e Protokollit të Zbatimit, një proces që kërkon dakordësim ndërshtetëror dhe përfshirjen e trupave diplomatike të të dyja vendeve.

Sipas FSHZH-së, pas ngritjes së strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive mes palëve, projekti i miratuar dhe i pajisur me leje ndërtimi do të nisë së zbatuari në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kohëzgjatja e punimeve mbetet dy vite, një afat që do të fillojë të llogaritet vetëm nga dita e parë e nisjes së punimeve, për të cilën ende nuk ka një datë të saktë.

“Projekti i miratuar dhe i pajisur me lejet përkatëse, nis zbatimin duke respektuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm. Nga momenti kur të nisin punimet, kohëzgjatja e tyre është parashikuar të jetë 24 muaj”, sqaron FSHZH për Faktoje.al.

Rëndësia e projektit

“Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.

Ekspertët e shohin ndërtimin e kësaj vepre si investim me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në të dy vendet.

“Kjo vepër infrastrukturore do të mundësojë rritje të numrit të turistëve, sidomos të atyre ditorë, të cilët për shkak të afërsisë do të kenë mundësi të vizitojnë të dy brigjet brenda një dite. Ura do të lehtësojë përfshirjen e Velipojës dhe Ulqinit në guidat turistike ditore, duke nxitur bashkëpunimin mes dy qyteteve në menaxhimin e përbashkët të destinacioneve, eventeve dhe promovimit rajonal”, shprehet ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.

Ajo shton se kjo infrastrukturë krijon potencial për zgjatjen e sezonit turistik, nxit zhvillimin e bizneseve të vogla dhe përforcon profilin ndërkombëtar të të dy vendeve në kuadër të turizmit ndërkufitar dhe mesdhetar.

Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.

Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë. Në projekt parashikohen dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila, dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë.

Përfundimi

Edhe pse hyrja në fuqi e marrëveshjes është një hap përpara, projekti për urën Velipojë–Ulqin mbetet ende në fazë përgatitore, me shumë hallka burokratike përpara. Me ritmin aktual të zhvillimeve, vështirë se ura do të jetë funksionale para vitit 2027, nëse nis ndërtimi brenda këtij viti, siç thotë FSHZH. Ndaj nisur nga këto informacione, ne e kategorizojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë si premtim të pambajtur. /Nga Esmeralda TOPI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: DOSSIER – Kush është shkodrani 49- vjeçar Dritan Gjika, e shkuara e njërit prej narkotrafikantëve më të mëdhenj…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 qershor 2025…

TË FUNDIT

tonin marina zymer kurtaj 2025
  • Kryesore

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, mesazhi i kryebashkiakut Marinaj

ShkodraWeb 9 July, 2025
etika ne media 2025
  • Kryesore

Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional

ShkodraWeb 9 July, 2025
lezhe kohe e keqe 2025
  • Aktualitet

VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë…

ShkodraWeb 9 July, 2025

TË FUNDIT

  • Ndahet nga jeta mjeku i njohur, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, mesazhi i kryebashkiakut Marinaj 9 July, 2025
  • Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional 9 July, 2025
  • VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë… 9 July, 2025
  • E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë… 9 July, 2025
  • VIDEO – Arrestohen babë e bir në Drisht të Shkodrës, iu kapën 114 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa 9 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike, banorët e Thethit përplasen me policinë, pezullohen shembjet… 9 July, 2025
  • VIDEO – “Vllaznia e kalon turin”, ndeshja për Conference League, trajneri Edi Martini del para gazetarëve 9 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Lamtumirë, Kapiten…! 9 July, 2025
  • “Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, kryebashkiaku Beci reagon për vdekjen e 51- vjeçarit 9 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
  • VIDEO – Braktisi Vllazninë për Egnatian, Ildi Gruda i jep fitoren në Champions League rrogozhinasve… 9 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina zymer kurtaj 2025
  • Kryesore

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, mesazhi i kryebashkiakut Marinaj

ShkodraWeb 9 July, 2025
etika ne media 2025
  • Kryesore

Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional

ShkodraWeb 9 July, 2025
lezhe kohe e keqe 2025
  • Aktualitet

VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
spitali rajonal shkoder
  • Aktualitet

E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.