Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Universiteti i Durrësit me kampus universitar, në Shkodër bëhet “lajm” bojatisja e Rektoratit

ShkodraWeb 23 June, 2026
uamd unishk 2026

Tashmë Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, është pa rektor. Rektor të zgjedhur, boshllëk i lënë pas pas dorëheqjes së parevokueshme të Tonin Gjuraj, i cili u detyrua të ikë pa mbushur 2 vite të mandatit 4- vjeçar. Kjo situatë, është e përsëritur, edhe pse për arsye të ndryshme, kur Suzana Golemi e zgjedhur, u yëvendësua si e emëruar nga Rajmonda Këçira.

Kaq do të ishte e mjaftueshme për të kuptuar “ujrat në të cilat noton” prej vitesh ky IAL. Nuk po flasim këtu për numrin e studentëve, cilësinë dhe hapësirat e godinave, deri edhe tek lyerjet me bojë të ambjenteve të brendshme, xhamat e thyer, dritare apo grila. Pak a shumë një “shtëpi” që i ka mbetur të krenohet më shumë të shkuarën e për të mos menduaar fare për nesër teksa e sotmja është në këtë derexhe.

Vitin që vjen, ky universitet duhet të festojë 70- vite jetë, fillimisht si Institut i Lartë Pedagogjik për të “prodhuar” mësues e më pas, nga 1991, universitet në kuptimin e plotë të fjalës. Ky përvjetor, që me gjasë do ta gjejë edhe me rektor të emëruar e jo të zgjedhur sipas ligjit, nuk është i parëndësishëm, mjafton të numërosh brezat e studentëve që kanë kaluar përmes auditoreve të tij.

Sot, në mediat tradicionale dhe ato online, po transmetohej një tip konkursi. Për çfarë? Për të ndërtuar një kampus universitar. Natyrisht, jo për “Luigj Gurakuqin” e Shkodrës. Është djallëzore të përdorësh “natyrisht” por kështu janë faktet. Ish- rektori Gjuraj, i cili me marrjen e detyrës para rreth 2 viteve, fillimisht duhet të mbyllte një vrimë në xhamin e zyrës së tij për të cilën askush nuk ishte kujtuar, e ka kërkuar disa herë publikisht një kampus. Në mos jo nga fillimi, të paktën godina shtetërore që po dergjen nën shkatërrim apo vetëbraktisje në Shkodër, siç është ish- Spitali Ushtarak që më pas u bë Spital Infektiv e që sot, po shuhet si ndërtesë në sytë e harresës.

Kampus për Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës apo për UAMD- në. Çfarë të keqe ka që të bëhet një kampus për këtë universitet apo çdo universitet? Asgjë, madje është shumë mirë që ndërtohen e duhen edhe më shumë ndërtime të tilla. Po pse një universitet 20 vjeçar, në moshën e rinisë së hershme po dhe një universitet plak gati 70- vjeçar jo?! Në këtë rast, mosha ka shumë rëndësi sepse lidhet me pjekurinë (edhe njërëzore) por edhe me kontributin në brezat që ka formuar.

Realisht, në vetëm 20 vite, UAMD ka ecur shumë, sidomos me numrin e studentëve, favorizuar nga pozicioni gjeografik, mbështetja e qeverive/ministrave/deputetëve/kryebashkiakëve/politikanëve nga 2006 e këtej. Një universitet i ngritur mbi sipërfaqen e një kënete dhe jo në zemër të qytetërimit shqiptar siç janë godinat e para të Universitetit të Shkodrës, tashmë përgatitet të marrë një investim shumë të rëndësishëm, duke i rritur më tej vlerat.

Shkodra dhe universiteti i saj, nuk kanë faj për shkak të uljes së numrit të studentëve edhe për shkak të shpopullimit. Nuk kanë faj as për situatat jo normale të krijuara në vite, disa nga të cilat, shumë pak, i përmendëm edhe më sipër. Nuk ka faj as që është pjesë e një rajoni, që asnjëherë, nga 1990 e këtej, pavarësisht ngjyrës së qeverisë, nuk ka marrë kurrë aq sa ka merituar, po të doni edhe në emër të të shkuarës, kontributit e vlerave të tejçuara.

Në mediat e Shkodrës, bëhet lajm lyerja e fasadës së Rektoratit, pastrimi apo sistemimi i disa mini shesheve para godinave apo edhe shtrimi i disa trotuareve me pllaka. Sepse kështu jemi mësuar, ti gëzohemi edhe normalitetit sepse nuk jemi mësuar apo jemi mësuar të “ngihemi me lugë bosh”. E këtu, nis përgjegjësia e Shkodrës, edhe e universitetit, e drejtuesve në vite, aktualëve dhe atyre që mund të vijnë nesër. “Luigj Gurakuqi”, na ka dhënë statusin “qytet universitar”, me të cilin çdokush me të drejtë krenohet, edhe në botën më të qytetëruar se ne. Por vetëm kaq. E shohim këtë institucion nga larg, pa u shqetësuar shumë për të, edhe për nivelet e mësimdhënies, të trupës pedagogjike e me radhë.

Për të vijuar të “zhytet”, mendon edhe qeveria, edhe pse për hir të realitetit, në eter ka qarkulluar ideja e një investimi 20 milion euro për Universitetin e Shkodrës. Por ndërkohë, mediat i ka “pushtuar” konkursi për kampusin e UAMD- së që realisht, e gëzofshin studentë, pedagogë e prindër. E meqë jemi në stinë protestash, a mund të ishte motiv pikërisht anashkalimi deri në harresë i “Luigj Gurakuqit”. Nuk duhet harruar se në arsim, pasojat janë afat gjata dhe shtrihen në kohë. Pasojat e sotme, e kanë zanafillën 20- 25 vite më parë dhe po i vuajmë sot.

Për shumë arsye, disa nga të cilat i cekëm, ky vit akademik që pritet të nisë, nuk do të jetë as në nivelin e paraardhësit, në rekrutimin e studentëve. Edhe lajmi i sotëm për kampusin universitar të UAMD- së, do ti “japë një dorë” uljes së numrit të studentëve. Ndërkohë, 11 deputetë të qarkut të Shkodrës, pavarësisht ngjyrës politike, do të duhej të ngriheshin, të paktën në oktavë të zërit apo në rrjetet e tyre sociale. Një pjesë e tyre, janë në protestë dhe e mbështesin atë. Për çfarë arsyeje? Të ikin “ata” dhe të vijmë “ne” në pushtet. Skema të njohura, të provuara ndërsa Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, fatkeqësisht, po degradohet ditë pas dite. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: DOKUMENTI – “Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”, Rama “hap letrat” për Dritan Goxhajn e protestës
Next: Prezantohet drejtori i ri i policisë në Shkodër, Dashamir Spaho merr zyrtarisht detyrën, pason Gentian Berberin

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.