Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Tabuja që u thye sot në Postribë pas mëse 30 viteve ndryshim të sistemit në Shqipëri…

ShkodraWeb 9 September, 2023
benet beci postribe 2023

9 shtatori 1946 shënon përpjekjen e parë të rëndësishme dhe të organizuar kundër instalimit të diktaturës komuniste jo vetëm në Shqipëri por edhe mbarë Europën e Lindjes. Me krenari të ligjshme, pas 1990- ës, kjo ngjarje është përkujtuar në Postribë me emrin kuptimplotë “Kryengritja Antikomuniste e Postribës”, ndërsa diktatura komuniste për rreth 45 vite, e minimizoi duke e cilësuar “lëvizje”.

Kjo ngjarje prej shumë vitesh, organizohet nga Bashkia e Shkodrës, është pjesë e agjendës së përvitshme të aktiviteteve të saj dhe në jo pak raste, është shoqëruar me një kalendar të mirëfilltë aktivitetesh. Nga 1990- a, Bashkia e Shkodrës është qeverisur nga përfaqësues të djathtë dhe mund të thuhet se “9 shtatori 1946”, konsiderohej si ditë përkujtimore vetëm e këtij krahu politik.

Pak a shumë, si për ngjarje të tjera të rëndësishme “2 prill 1991”, “14 janar 1990”, “13 dhjetor 1990”, “19 qershor 1990” etj. E majta është përjashtuar apo vetëpërjashtuar nga pjesëmarrja në këto ceremoni në Shkodër, duke u identifikuar apo identifikuar veten si vijimësi e një sistemi, për rrëzimin e të cilit u investuan thuajse të gjithë shqiptarët në vitin 1990. Në Shkodër mbahet mend vetëm një rast, kur një drejtues lokal i PS- së iu bashkëngjit përkujtimit të “2 prill 1991”.

Sot, në Postribë u thye një tabu mëse 30 vjeçare. Me gjasë, do të thyhen edhe shumë tabu të tjera, lidhur me përkujtimin e datave të mësipërme. Sivjet 77- vjetori i Kryengirtjes Antikomuniste të Postribës u organizuar sërish nga Bashkia Shkodër, si çdo vit, në bashkëpunim me Shoqatën “Postriba”. Vota e shkodranëve me 14 maj 2023, vendosi në krye të bashkisë një përfaqësues të majtë.

Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës por që askush nuk mund ta identifikojë thjeshtë e vetëm si të majtë për shkak të aktivitetit të tij si teknicien me qeveri të djathta e të majta nga 2005- e këtej, vendosi kurorë me lule në memorialin kushtuar kësaj ngjarje. Sipas protokollit të shpallur më herët, askush nuk ishte parashikuar të fliste, thjeshtë nderim kësaj ngjarje të rëndësishme.

Në ceremonitë zyrtare, të djathët, ata që kanë përkujtuar e udhëhequr për tre dekada këtë event, munguan. Natyrisht, më shumë pozicionim politik, veçanërisht në funksion të situatës aktuale politike mjaft të nderë. Por sot, nuk duhej ngatërruar politika me nderimin për ata burra që iu kundërvunë me armë komunizmit më 1946, me lojën politike shqiptare. Sot duhej të prevalonte e para, ka edhe 364 ditë të tjera për kacafytje publike e politike por edhe bashkëpunim nën rrogoz në të gjitha nivelet, siç ka ndodhur këto 32 vite.

Në historinë e çdo kombi, ka data që duhet të bashkojnë. Një 30 vjeçar, i cili ka jetuar vetëm këtë kohë, e ka të vështirë të mendojë apo të besojë se ata që qeverisin sot Shqipërinë, kanë lidhje direkte apo indirekte me xhelatët që masakruan pjesëmarrësit e Kryengitjes Antikomuniste të Postribës dhe të afërmit e tyre. Po llogaritur se, në të majtë e të djathtë të politikës shqiptare, ka bij e bija, nipër e mbesa, me lidhje direkte e indirekte me ish- nomenklaturën komuniste. Sot nuk ishte dita që të zbatohej shprehja e famshme në Shkodër “ma mbaj pak kopilin sa ti them k#urvë asaj lavires”. Ishte dita që të gjithë bashkë të nderonin, dikush me kokën e lart e ndokush me kokën ulur dhe jo të vazhdonim retorikën e panevojshme politike me 9 shtator 2023.

E në fund, pas vendosjes të ndarë të kurorave tek i njejti memorial i të majtëve e të djathtëve, një “incident” nuk mund ta njollosë këtë ditë të lavdishme. Heqja e kurorave nga memoriali nga një person “i irrituar” për “vrasjen e gjyshit”, nuk i bën nder as të djathtës, as Postribës e as Shkodrës. Është kundër çdo tradite njerëzore, kundër çdo tradite shqiptare e shkodrane. Ka ardhur koha, madje ka kaluar për të kuptuar se askush nuk mund të ketë monopol asnjë datë, ngjarje apo event, qoftë i majtë, i djathtë apo i qendrës.

Megjithatë, edhe sot kemi mundësi “të ngushëllohemi”. Prej 32 vitesh festojmë në një ditë Pavarësinë dhe të ndarë Çlirimin. E sa për kujtesë, e djathta që ka qeverisur këtë vend 13 vite, edhe me shumica të thella qeverisëse, në emër të “antikomunizmit” nuk e hoqi asnjëherë 29 nëntorin 1944 si festë kombëtare të Çlirimit. Ata që e dinë historinë e “konopit të Nastradinit”, mund të kuptojnë më shumë. /Shënim i ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DOKUMENTI – Presidenti Begaj shkarkon ministrat e qeverisë Rama dhe emëron pasuesit e tyre në detyrë…
Artikull pasardhës: Aksident në aksin Shkodër- Koplik, 22 vjeçari gjerman përplas me makinë një 84- vjeçar…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.