
Mbasi dolën listat e partive për deputetë, ma së shumti ka tërhequr vemëndjen e para në listën e Partisë Socialiste për Shkodër Marjana Koçeku. Malcore, dukagjinëse, joqytetare, etj, etj. Unë me aq pak sa e njoh zojushen Koçeku e paramendoj se si i përcepton ajo këta epitete të lëshuara ndrejt saj dhe për të në pexhiorativ. Ajo i merr si komplimente.
Të qënit malësor, dukagjinas nuk ka pse të jetë marre aspak e s’ka pse të jetë as nder fare mbasi nëse duam të flasim si qytetarë, Marjana asht qytetare sa secili qytetar, shtetase e barabartë me të gjithë ne. Ajo asht vajzë e mirë, e edukueme mirë, e shkollueme mirë dhe me vlera morale sipërore. Ajo asht konservatore, besimtare katolike e devotshme, malësore krenare e dukagjinse në kënaqësi. Nëse doni me u marrë me listat e dobëta të Partisë Socialiste kaloni direkt në vend të dytë e teposhtë.
Me Marjanën keni zanë njeriun e gabuem me hedhë baltë. Dinjiteti e personaliteti i saj meritojnë respekt. Ta ketë Marjanën në listën për deputet, do ta konsideroja nder për çdo parti. Partitë janë poshtë në çdo aspekt në krahasim me zojushen Koçeku. Unë do të uroja që të gjitha partitë politike të përfshinin në listat e tyre sa ma shumë individë me integritet moral si Marjana. I uroj ma të mirat malsores tonë të mirë! Adnan Ramadani.
Që dje që shkrova dy fjalë për një vajzë malcore që asht radhitë e para në listen për deputetë të Partisë Socialiste në Shkodër më kanë ardhë në inboks shumë mesazhe, të ndryshme por në esencë të ngjashme. “Unë po ngrej lart figurën e malcorit në kurriz të qytetarit” etj. 🙂. T’lezetshëm. Së pari më duhet me sqarue ketë që s’ asht kuptue: unë jo vetëm që s’po naltësoj malcoren por po baj bash të kundërten, po them se tjetri s’duhet pa a asht prej këtu a prej aty. Na në përgjithësi të gjithë jemi prej ku na ka pru në jetë nana ditën e lindjes, pra çështje fati. E dyta kush na tha se çdo malcor, katundar a qytetar asht i keq apo i mirë njisoj? Veç në e paçim zhdukë prej përdorimi fjalën individ. Tash si e shoh unë personalisht malësorin, qytetarin a katundarin asht kollaj: e shoh nga cilësitë individuale. Familja ka rol por familja e mirë s’asht monopol. Ka të mirë si atje, aty e këtu. Tash në eksperiencë personale:
Isha i ri, dhe sapo kishim ndërtue një shtëpi të re. kishim ra në borxhe, pra gjendeshim në ngushticë financiare. Nuk kishim televizor në shpi. Vëllau im (ai mundet me e dëshmue këtu) ishte i vogël, pakashumë 10-11 vjeç. Ai ishte qefli filmash. Prap asht. Shkonte me pa filma në televizor te një kojshi. Ata ishin njerëz të mirë dhe e mirprisnin por si çdokush që nganjëherë gjindet në orë të ligë, një natë e nisen mbrapsht dhe vëllau erdhi i prerë në fytyrë në shtëpi. Baba e pau dhe e pyeti çka ndodhi që u ktheve kaq shpejt? – më përzunë, – foli vëllau me sytë e lagur. Më kujtohet si sot se si iu ba fytyra dyll e verdhë babës. Nana aty e ngrirë vetëm e preku babën lehtë në sup e i tha: s’ka gajle se fmi asht e i kalon. Ata e kanë mirpritë përnatë e s’u ba çudia për një rast të vetëm.
Baba e përqafoi të birin e i tha lehtë: mos shko ma! Ta blen baba një televizor.
Më tërhoqi mënjanë dhe foli hem me mua e hem me vete njëkohësisht. Ku mund ti kërkojmë 45.000 lek? – po flas me Rezartin i thashë. Ai punon e ndoshta kanë lek në shpi. Rezarti asht shok i jemi si vëlla. Bisedoi me të atin, Shabanin dhe më thanë se kishin 15.000 lek me na dhanë. Na duheshin edhe 30.000. Menduam e menduam të dy babë e bir. Sillnim në bisedë emnat e miqve dhe mundësitë potenciale të tyre me pas para. Baba donte me ia kërkue nji njeriu që s’e kthente mbrapsht duarbosh. E kishte vdekje ate situatë po t’i krijohej.
Ramë me fjetë atë natë. Të nesmen ishte e dielë. Më zgjoi heret prej gjumi. – hajde t’shkojmë në Shllak. Në shllak shkonim me bletët në vakt të gështenjave se ishte kashnjet i madh Shllaku, por tash ishte dimën e s’ishte vakti. Do t’ia kërkoj Gjokës tha baba. Fatkeqsisht mbiemnin e Gjokës e kam harruar. Ndalem në një vend që i thoshin “ te dyqani Pashkes” dhe ecëm mandej në kambë nja dhjetë a pesëmbëdhjetë minuta. Gjoka ishte në oborr tu ça dru. U përshndetëm dhe hymë në shpi. Shpija e tij ishte krejt prej guri, edhe çatia. Zjarmi pupa e zumë vend. Gruaja e tij Lina na sojdisi dhe u largue. Baba i ra drejt e në ballë. I tha se na duheshin 30.000 lek por nuk na duheshin për hall hall por për hall emocional. Ia tregoi krejt historinë. Gjoka s’foli, veç shtynte prushin në votër me mashë.
Ktheja shoku të djalit paret se i kam unë krejta!
-Ky halli emocional asht hall e mbi hall Enver. A të duhen ma?
Baba futi 30.000 lekët shuk në xhep, u përqafën si vëllezër e u ndamë. Nga aty, pa shkue në shtëpi baba i ra mbrapa me gjet me ble diku një televizor me paret që na dha nji malësor që na me ble televizorin nga mërzia që i ra vëllaut fëmijë nga kojshia qytetar.
Kjo që tregova asht e vërtetë, i vetmi emën që s’mund ta shkruaj asht emni i kojshisë. /Publikuar në Facebook në profilin Xhabir Tabaku Adnan Ramadani/